Basha: Shqiptarët të mos e shesin votën për 50 mijë lekë, s’ka bashkëpunim me të korruptuarit dhe ata që janë kundër SPAK

Kreu i KEA-s, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos e shesin më votën për 50 mijë lekë dhe të mbajnë peng të ardhmen e familjeve dhe fëmijëve.

Ai u shpreh se nuk do bashkëpunojë me njerëz me probleme me ligjin, të korruptuar dhe dënuar për korrupsion, apo që nuk mbështesin SPAK-un.

“Nëse votën do e shesësh për 50 mijë lekë, po i drejtohem qytetarëve, kur mund t’i krijosh mundësi fëmijëve dhe familjes me 15 mijë euro të ardhura në programin tonë, atëherë kjo tregon se po shet lëkurën për dhjam qeni, po e shet shumë lirë. Objektivi ynë është programi ynë, i shtrijmë dorën gjithkujt që e gjejnë veten te programi jonë. Përveç atyre që janë të korruptuar, kriminel, me probleme me drejtësinë, apo që nuk mbështesin SPAK. PS ka njerëz të ndershëm aty, që nuk kanë vjedhur, që janë të ndershëm, s’i demonizoj socialistët shqiptarë, në krahasim me këta të tjerët që janë pasuruar, janë majmur, kanë vjedhur dhe janë korruptuar. Në mënyrë kategorike me këta nuk mund të ketë bashkëpunim”.


Lajmi kryesor:

Basha replikë Ramës nga Report Tv: Ku i ke shokët?! Ke frikë nga e vërteta, gati për debat live! Vota për Berishën, shkon për Metën dhe rrangallat e korrupsionit (VIDEO)


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Mbrojtja/ Rama: Së shpejti me një anije luftarake të madhe! Do prodhojmë municione, dronë luftarakë e mjete të blinduara ‘Made in Albania’

Mbrojtja/ Rama: Së shpejti me një anije luftarake të madhe! Do prodhojmë municione, dronë luftarakë e mjete të blinduara ‘Made in Albania’