Basha nuk tërhiqet nga bllokimi i zgjedhjeve: Është betejë 'jetë a vdekje'

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka ndryshuar qëndrim nga skenari i PD-së dhe opozitës së bashkuar për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve. Basha e ka cilësuar këtë betejë si "jetë a vdekje", duke theksuar se nuk ka asnjë hap pas.

" Mendoj që mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarjeje kaq të rëndësishme janë shumë aktuale. Për të ndaluar një tirani të krimit, bëhet çdo sakrificë me çdo çmim. Unë, PD, opozita dhe gjithë shqiptarët e bashkuar do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani, një tjetër monizëm, por, kësaj rradhe të veshur me krim, me korrupsion dhe oligarki babëzitëse, që e ka shkatërruar vendin dhe ka mbyllur dyert e Europës. Kjo është një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është tashnë i përcaktuar. Do të jetë fundi i atyre që duan të rikthejnë tiraninë dhe fitorja e gjithë shqiptarëve të bashkuar", u shpreh Basha.

Pavarësisht se prej javësh përfaqësues të ndryshëm nga opozita kanë deklaruar se nuk do të lejojnë të zhvillohet procesi i votimit, por nuk kanë bërë të ditur rrugën që do të ndjekin. Një mënyrë mendohet të jetë ajo që ka deklaruar Çlirim Gjata, nëpërmjet komisionerëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
Basha si Kryemadhi pranon 'fajin': Edhe PD përgjegjëse

Retorika politike e dy krerëve të partive më të mëdha opozitare, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha ka ndryshuar. Në takimin që pati me maturantë, Kryemadhi bëri hapa pas duke kërkuar falje e duke thënë se edhe LSI-së është shkaktare për krizën në arsimin publik.

Njëjtë ka bërë sot edhe kryetari i PD, Lulzim Basha teksa ishte në inaugurimin e memorialit të viktimave të komunizmit në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij, Basha ka pranuar "fajin" duke thënë se   PD-ja po aq sa ka meritë, aq ka edhe përgjegjësi për shlyerjen e borxhit, jo vetëm financiar, të të përndjekurve politik.

" Jam i vetëdijshëm që gjithçka që është arritur me borxhin e pashlyeshëm të përndjekurve politikë është meritë e partisë Demokratike dhe asgjë që nuk është arritur është përgjegjësi e PD. Zotimi është i imi dhe i PD për ta çuar deri në fund. Një nga çështjet që duhet të na bashkonte, por diçka na pengon. Na pengon edhe këto ditë, kur bëhemi gati për përkujtojmë Spaçin, por për shkak të falsifikimit brutal të historisë. Në sulmet denigruese ndaj atyre që guxojnë të zbardhin të vërtetë mbi këto krime, Agron Tufën. Na pengon diçka më e madhe se kaq, triumfi i vesit mbi vlerat. Hedh një hap pas nga retorika politike që është e nxehur tej mase, se edhe kriza politike është tej mase e nxehur që kërkon zgjedhje dhe zgjidhje", u shpreh Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daja: 21/05/2019 13:35

    Po vdeksh ti meqe po ndjell vdekjen, te shpetojne shqiptaret qe nuk te kan asnje borxh te degjojne violinen tende e te fallxhores cdo dite.

    Përgjigju
  • Vangjushi Xhinës: 21/05/2019 12:58

    O lylo po a i ke trut mir o lyl a shikon ti apo je dhe QORR. A e shikon ti që Amerika dhe Evropa ju ka bër bllokad. Apo bllokadën do ta çaj sekretari partis së sumës salhe krimineli o lyl bedeli.

    Përgjigju
  • RAKO PETRO GRENXA: 21/05/2019 12:55

    O lyl po kush pyt për ty o lyl ti je i kallur e i pa vdekur o lyli kopili. Ti se kupton që je i mbaruar o i uruar.

    Përgjigju
  • fakt: 21/05/2019 10:55

    o lyl vet po e thua je opozit lale bisht i tiganit .pozita esht gje tjeter.ne vend qe te fliste ajo keshtu si ty flet ti miza ne bythen e kalit.akoma ti sala dhe mona nuk u rritet.njeri me gjak tjetri me snajper dhe tjetra me 11 wc doni te na beni gropen prap .me respekt qytetari digitall sb

    Përgjigju
  • Ilir: 21/05/2019 10:32

    Nese ka idiot qe ben burg per ty hallal ta kete! Kujdes me deklarimet se mund te perdoren ne gjykate kunder teje o Luli - jurist...! Ja fale te gjitha Edi Rames! Sa e ke bere llogarine?

    Përgjigju
  • Populli: 21/05/2019 08:36

    Ti ke vdekur o Basha po nuk e ke kuptuar akoma o i Mjerrë.

    Përgjigju
  • Erik: 20/05/2019 22:19

    Ik re majmun

    Përgjigju
  • Shkodra viktim politike: 20/05/2019 21:07

    O Basha je vetem 1 qofte dhe nuk ke forc me per asgja,ne shkoder asht turp me kerku vot ti,ka 30 vjet qe e djathta nuk ban asgja.Turp per kryetaren aktuale shum e dobet

    Përgjigju
  • Of: 20/05/2019 20:49

    A e di lulush ai qene qe leh nuk tt ha keshtu lulush nuk behet

    Përgjigju
    • Pune: 22/05/2019 19:26

      Per ate zoti jane pralla me mbret nuk je aq trim sa mbahesh mbaje mend keto

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!