Basha e nis dhe e mbyll protestën me vargjet e himnit dhe me stonim, aleatët nënqeshin (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij përpara protestuesve, lideri demokrat Lulzim Basha ka recituar disa vargje nga himni kombëtar, ndërkohë që zëri i tij është ngjirur. Mënjëherë pas këtij momenti, kamera është fokusuar tek kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kryetari i PR, Fatmir Mediu të cilët kanë qeshur me këtë episod të Bashës i cili përsëritet pothuajse në çdo fjalim.

"Se zoti vetë e tha me gojë se kombet shuhen përmbi dhe por Shqipëria do të rrojë, se për të luftojmë ne", u shpreh Basha.

Edhe në fund të protestës Lulzim Basha e ka mbyllur fjalimin e tij me vargje të himnit kombëtar, ku sërish ka stonuar. Më pas bashkë me të kanë kënduar njëzëri edhe ish-deputetët e tjerë të PD.


Lajmi kryesor:

4 orë dhunë e tentativa për të sulmuar Kuvendin, Basha: Ja dolëm të mbanim protestën më të madhe (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit