Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadoren franceze, Christine Vasac, mandati i të cilës po përfundon në vendin tonë. Në takim Basha i ka theksuar ambasadores se fokusi dhe angazhimi i PD është drejtë integrimit të vendit.
"Kënaqësi të prisja Ambasadoren Vasak, një mike e vyer e Shqipërisë, teksa mandati i saj vjen drejt fundit. I shpreha mirënjohjen personale për investimin e saj dhe të Francës, si dhe angazhimin tonë maksimal në përafrimin europian të vendit tonë", shkruan Basha në Twitter.
Më herët ambasadorja Vasac u takua edhe me presidentin Ilir Meta, i cili është ndalur sërish të marrëveshja e 5 qershorit, ku thekson se sipas tij shkelja e saj e mban vendin tonë larg plotësimit të kushteve për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.