DURRËS- Programi i turizmit i Partise Demokratike është rezultat i shumë shqetësimeve që operatorë turistikë i kanë shfaqur kryedemokratit Basha gjatë takimeve me ta.
Nga Durrësi në bisedë me sipërmarrës turistikë, Lulzim Basha tha se politikat e gabuara nuk kanë ndihmuar zhvillimin e turizmit. Për këtë arsye, PD do e kthejë në prioritet kombëtar.
“Për të tërhequr në bashkëpunim me ju dhe drejt bashkëpunimit me ju agjensitë më të mëdha, operatorët më të mëdhenj turistikë për të diversifikuar tregun në veçanti në ato zona të cilat i kemi të paprekura ose pak të prekura dhe që kanë një potencial të madh. Këto nuk do të jenë më thjesht objektiva individuale apo të shoqatave të ndryshme të sektorit por do jenë objektiva të përbashkëta të qeverisë së ardhshme dhe të gjithë sektorit nga operatori individual tek shoqatat e sektorit me të cilat dialogu do të jetë i përhershëm dhe vendimmarrja do të jetë transparente. Deklarimi i këtij sektori si një prioritet kombëtar nuk vjen thjesht dhe vetëm për një parullë apo slogan, se me slogane, me parulla e me premtime bosh edhe ju si çdo kujt tjetër i ka ardhur në majë të hundës këto 8 vite. Me to mbetesh në llucë, nuk ecën përpara. Deklarimi si prioritet kombëtar do të thotë të bashkëshoqërohet me masa konkrete”, tha Basha
Kryedemokrati u premtoi sipërmarrësve, mbështetje financiare, ligjore dhe fiskale, për ta kthyer vendin në destinacion turistik.
“Shteti ka mundësi të jashtëzakonshme për t’iu mbështetur në çdo hap duke përfshirë edhe në kontaktet, edhe në thithjen e interesit dhe shprehjen e interesit dhe pranisë së operatorëve ndërkombëtarë, edhe në diversikimin e tregut, por mbi të gjitha duke ju mbështetur aty ku ju dhemb më shumë. Për 8 vite me radhë, po të bëjmë një analizë të investimeve publike do të shohim që shumë pak investime publike kanë shkuar në ndihmë të sektorit turistik apo në ndihmë të ekonomisë në tërësi dhe kjo është e papranueshme. Këto janë paratë e taksave të tuaja, taksave të shqiptarëve. Me planin tonë një pjesë e madhe e investimeve publike do të shkojnë drejtpërdrejt në ndihëm të turizmit qoftë kjo në planin e infrastrukturës rrugore padiskutim të infrastrukturës që mbështet furnizimin me ujë të pijshëm me energji të pandërprerë dhe në të gjitha aspektet e tjera të cilat janë të domosdoshme për të siguruar një sezon turistik normal dhe një sezon turistik që shkon përtej gjatësisë aktuale e cila është totalisht e paqëndrueshme në kuptimin e investimeve që keni bërë dhe e përfitimeve që prisni të merrni dhe është totalisht e papërputhshme me potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi. Vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm, vendi ka operatorë turistikë që i kanë ndërtuar me duart e tyre pa mbështetje, shpesh herë me shtetin kundër një infrastrukturë, një taban mbi të cilin mund të punohet”, u shpreh kryedemokrati.
Basha tha se do të jenë institucionet europiane që do të trajtojnë stafet, ndërsa një pjesë e ndihmës së BE tha ai, do të kanalizohet në skemat e trajtimit profesional të stafeve.
“Me vënien në dispozicion të resurseve të shtetit për të bërë të mundur që Shqipërisë ti jepet mundësia të kapë ritmin e vendeve të tjera të rajonit të cilat të gjithë e dinë që nuk ka nevojë të krahasohemi me të tjerët, kanë ecur shumë më përpara se ne për këtë arsye. Për arsyen e vetme sepse Mali i Zi, Maqedonia e Veriut madje edhe Kosova, kanë ditur të japin mbështetjen e duhur sektorit të turizmit dhe kjo është përkthyer në vende pune, është kthyer në mirëqenie, është përkthyer në rritje ekonomike. Ka ardhur koha që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë dhe unë para jush nuk vij me premtime por vij me angazhime konkrete, pjesë e një plani konkret të zbatueshëm prej ditës së parë, javë pas jave, muaj pas muaji me qëllim që edhe ju qeverinë e ardhshme shqiptare ta keni në krah siç e kanë në krah qeverinë e tyre vendet e rajonit për zhvillimin e turizmit. Jemi në partneritet me institucione europiane për trajnimin e stafeve. Një pjesë e ndihmës së BE do ta kanalizojmë në skemat e trajnimit profesional të nivelit europian”, tha Basha
Një ditë më parë, Partia Demokratike prezantoi angazhimet për sektorin e turizmit, ku premtoi kohëzgjatje të sezonit turistik dhe rritjen e turistëve të huaj nëpërmjet investimeve në këtë sektor.
Ky Basha nuk po takon kete temin.
Përgjigju