Basha takim me biznesin në Golem: PD nuk njeh asnjë vendim të marrë 12 muaj para zgjedhjeve, pa bërë transparence (VIDEO)

Nga Golemi ku u takua me qytetarë dhe biznesmenë, kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar se qeveria e ardhshme e PD nuk do të njohë asnjë vendim për leje zhvillimore në bregdet në 12 muajt para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe se të gjitha vendimet e marra kur të vijë PD në pushtet do t’i nënshtrohet një procesi transparence.

Basha i bëri thirrje çdo biznesmeni të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni me moton “t’kapim çfarë t’kapim”.

Kryedemokrati tha se turizmi përbën 26 % të ekonomisë shqiptare dhe sor këto familje vujanë për bukën e gojës.

"Është një situatë dramatike dhe ç’është më e keqja, pa asnjë farë perspektive dhe sigurie për nesër. Këtu nga Golemi qeveria edhe misionarë të qeverisë kanë organizuar dhjetëra tavolina, gjoja mbështetje ndaj industrisë së turizmit, por fakti është që industria e turizmit, ashtu si pjesa tjetër e ekonomisë, është në braktisje totale. Përfitoj nga rasti këtu në Golem t’u bëj të ditur qytetarëve shqiptarë se asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë ato, nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e vendimeve të marra. Ndaj i bëj thirrje çdo biznesmeni apo më keq sekseri dhe pseudo biznesmenëve, të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni, sa herë që vjen rotacioni i pushtetit të një qeverie në ikje “t’kapim çfarë t’kapim”, sepse çdo vendim i marrë 12 muaj para zgjedhjeve parlamentare, qoftë vendim qeverie qoftë, vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit, si ato që kaluan në 2 javëshin e parë të qershorit, qoftë vendimet e parlamentit apo të pseudoparlamentit, do t’i nënshtrohen një rishikimi  të plotë transparent, për të parë ligjshmërinë dhe për të parë përputhjen me interesin publik. Është emergjencë që paratë e shqiptarëve të shkojnë vetëm tek shqiptarët. Industria e turizmit sot përbën 26% të ekonomisë shqiptare. 26% do të thotë qindra-mijëra shqiptarë, që nuk do të kenë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre, nuk do të kenë dot pagat minimale për fëmijët e tyre, sepse, në vend që të mbështetet kjo industri me masa me lehtësime, vazhdojnë t’i rëndojnë e të mos u japin asnjë subvencion", tha Basha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 30/06/2020 21:07

    Horri qe vendosi cadrat tek Agipi tek ura dajlanit pa leje sot i hoqi me nderhyrjen e policise. Po parkimin para restorant Tirona po ketu ne Agip pse nuk e prish policia. Toke e xanun, hekrat horrit se ka pushtuar token e shtetit buze rere per parkim.

    Përgjigju
  • Sifi: 30/06/2020 20:31

    Luli Basha ka te drejte te thite se 12 muaj para zgjedhjeve nuk njeh asnje vendim qeverie , se e ka te sigurte se do dali ma jeq se 2017 .Po harrive ti Lul se Saliu dy muaj pas humbi zgjedhjet dha 270 koncensione per miq e militant fuke bere nje katastrofe ekologjike duke dhane keje dhe ne oarkun kombetar te Valbones?Apo ju jeni per popullin.Beji dua kesaj drejtesie te degjeneruar qe vetem fukarain ka burgos se ty sot te kaote ligji per dekriminalizimin

    Përgjigju
  • Tosi: 30/06/2020 19:43

    Po pse o Basha me famulltarin e Dioqezes se Shqupit priftin pastor imzot Dorian Telit barkderri do dalesh ne fushate,, mos ja fut kot

    Përgjigju
  • Tirona: 30/06/2020 15:25

    I paska von gardh rones, e ka tabele toke e xhanum. Basha , mos ja ve doren ne qafe dhe gishtin ne byth ktij gjynfqari, se po erdhe Ti ne pushtet 80% e bregdetit privat do ja kalosh publikut dhe 20% e publikut do ja kalosh privatit dhe do ta bojsh me gjynofqar sa eshte. si ka mundesi qe bregdeti rrethohet me gardhe , hiqjqni se lat nam tek turistet e huaj, nuk eshte Kovid 19 shkaku qe nuk vijne turistet e huaj, por eshte menagjimi i dobet i shtrukturave shteterore te cilat nuk ndihmojne ata biznese qe jane ngritur ne menyra te pa ligjshme prane bregdetit,meqenese i lijuan te pakten ti ndihmojne se kta pronare nuk ja kane haberin fare, Turistet e huaj kur vijne nuk duan te shikojne gardhe te ngulura ne reren e detit , Ata nuk duan qe e gjithe bregdeti te zaptohet nga shazhllonet,Ata duan vetem argetim per aq pak ore qe qendrojne mbi reren e detit dhe kete argetim Ata nuk mund ta gjejne ne kete bregdet se kane frike mos i ngulet ndonje hu gardhi ne b......Prandaj turistet e huaj nuk vijne dhe nuk do te vijne te pushojne ne bregdetin tone, sepse eksperienca e ka treguar se shumica e turisteve mbas ardhjes se pare nuk vjne per se dyti.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 30/06/2020 14:20

    Idiot

    Përgjigju
  • Golemi: 30/06/2020 13:59

    O Bashe ke pjerdh fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës