TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me mjekë familje dhe specialistë të shëndetësisë. Sipas tij, për shkak të numrit të ulët të testimeve, shumë pacientë i dërgojnë për të bërë skanerin në QSUT.

"Dje mbi një orë e gjysmë kam qenë në telefon me të sëmurë dhe familjarë që kërkon mbështetje. Më thonë që një pjesë i detyroni që t'i coni për të bërë skanerin, nëse i çoni për të bërë skanerin të QSUT, ca do të thotë kjo a bëhet skaneri për këdo që ka simptoma", tha Basha.

 

VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë i Bashës me mjekët e familjes

Mjekët e familjes i janë ankuar kryedemokratit për mungesën e protokolleve të mjekimit dhe udhëzuesit klinikë. Gjithashtu sipas tyre, tampni vonohet mbi 14 ditë.

“Na sollën maska të skaduara, maskat kemi blerë vetë. Sistemi publik në Tiranë ka 2-3 skaner. Vetëm QSUT. Mund të ketë dhe Ushtaraku 1”.

“Maska nuk kemi, doreza nuk kem , sapun të thjeshtë nuk kemi, na ruajt Zoti!” Shqetësim ngritën edhe për vonesat me tamponimin e pacientëve.

“7 ditë për të marrë tamponin, dhe 7 ditë për përgjigjen. Personi është shëruar. Rasti që kam pasur dje është lajmëruar për tampon me 21 tetor, ia kanë marrë me 26 dhe ja kanë dhënë përgjigjen me 1 nëntor.

Gjatë kësaj periudhe gruaja ka qenë me shenja dhe i kam dhënë mjekim në bazë të grafisë që kishte bërë. Si kishin bërë tampon fare. Ndërsa pacienti vetë nuk kishte shenja. Në urgjencë pa tampon mund të identifikojmë dhe 10 raste në ditë”.

“Ka dalë ideja se po shkove atje do të vdesësh. Del përgjigja e tamponit dhe mjekut të familjes nuk i jepet përgjigja me idenë se i duhet dhënë pacientit. Ai mund të më gënjejë mua”, thanë disa nga mjekët.

Në këto kushte, hodhi akuza në drejtim të Ramës duke thënë se është fshehur pas ekspertëve.

"3 muajt e parë të karantinës dilte 5 herë në ditë, tani është fshehur pas ekspertëve. Pse nuk fut në lojë edhe mjekët e familjes dhe t'i pajisë për t'u përballur me COVID, çfarë po bën për të mbështetur farmacistet se aty ka një problem shumë të madh që shumë ilaçe kanë mbaruar, pandemia ka krijuar një mungesë të madhe të ilaçeve", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:38
U prezantua si mjek familjeje nga Basha, kush është kandidati i PD-së në garë për deputet që ngriti alarmin për COVID

Një tjetër "mjek" i prezantuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në takimin e tij është votuar nga anëtarësia për kandidat për deputet në njësinë numër 4. Bëhet fjalë për Mirgen Zacellarin. Ai akuzoi te Basha se fluksi në QSUT është shumë i madh aq sa nuk mund të përballohet.

Ora 17:09
E 'shiti' si mjek/ Basha në takim me burrin e ish- deputetes së PD

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mjek familjeje, siç ai i prezantoi, të cilët ngritën alarmin se situata e COVID-19 është shumë e rëndë. Megjithatë, ajo që rezultoi është se ai që u shit si mjek, është bashkëshorti i ish- deputetes së PD-së, Oriola Pampuri, Henrik Zotaj.