Basha u zotohet personave me aftësi ndryshe: Do hetojmë përdorimin e fondeve për ju, abuzuesit para drejtësisë

Duke i rikujtuar se rrugëtimin e tij politik e nisi duke ndihmuar  personat me aftësi të kufizuara, kryedemokrati Lulzim Basha u takua mesditën e kësaj të shtune me përfaqësues  të tyre.

Pasiguria në përballimin e sëmundjes është shtuar me pandemisë për këtë kategori.

Përfaqësuesit e Personave me aftësi të Kufizuar, i thanë kryedemokratit tani trajtimi i tyre u bë edhe më i vështirë.

"Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike. Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar", - u shpreh Mark Zefi nga Shoqata e Invalidëve të Punës .

Gjatë takimit, Basha u zotua se me ardhjen në pushtet, do të ketë një vëmendje të vecantë ndaj kësaj kategorie. Ai tha se do të hetojë të gjitha fondet publike që u përdorën në mënyrë abuzive në dëm të personave me aftësi të kufizuar.

" Në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar kështu e kam filluar rrugëtimin tim politik. Domethënë zyrtarisht ne krijuam një lob bipartizan, ne sapo kishim ardhur në pushtet por edhe me përfaqësues të opozitës për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuar. Sa i përket të gjithë kategorive që ju përfaqësoni si Bashkimi Kombëtar i Organizatave të personave me aftësi të kufizuar gjëja e parë dhe kryesore që dua t’ju garantoj sot është që ashtu siç e kam nisur për herë të parë dialogun me ju në vitin 2005 si deputet atëherë nesër do të keni te ju jo thjeshtë një derë të hapur por një mekanizëm institucional të zyrtarizuar ku drejtuesit dhe anëtarët e organizatave të personave me aftësi të kufizuar do të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes për zgjidhjen e problemeve. Së pari duhet të bëjmë korrigjimin e shumë masave duke përfshirë dhe masat ligjore që kanë favorizuar e rrjeteve abuzitiviste në dëm të personave me aftësi të kufizuar dhe t’jua kthejmë këto të drejta në përputhje me konventën vet personave me aftësi të kufizuar. Do të bëjmë një hetim të të gjithë fondeve publike dhe jo publike të përdorura të personave me aftësi të kufizuara. Do të bëjmë të mundur që përmes kësaj jo vetëm të çojmë para drejtësisë abuzimin me këto fonde por të parandalojmë një sjellje të tillë në të ardhmen" - tha Basha.

Duke patur parasysh situatën e pandemisë, kreu i PD tha se në sugjerimet e tij adresuar qeverisë për strategjinë e përballjes me Covid 19, ka kërkuar që kjo kategori të përfitojë nga ndihmat ekonomike. Mes lehtësimeve që gjatë pandemisë duhet të përfitojnë personat me aftësi të kufizuar, kreu i PD listoi dyfishimin e paketës së ndihmës ekonomike  dhe rimbursimin e protokollit mjekësor që marrin bë procesin e kurimit ambulator.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 14/11/2020 15:16

    Po ik rq ti kur ike nga pushteti para 7 vitesh i le me 40 milion usd borxh dhe sa muaj pa paguar, u premton se do hetosh mbi abuzimet e qeverise Rama. Nxirr ku ua cove leket para 8 vitesh, deshtak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të një shtetasi! Dhjetra apartamente në Tiranë e Durrës

Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të një shtetasi! Dhjetra apartamente në Tiranë e Durrës