Basha: Farmacitë si dyqane me lista! 'Remdesiviri' po blihet nga vetë pacientët! Çomo: Gënjeshtër! Po lëndon përpjekjet e mjekëve (VIDEO)

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë për të diskutuar për problemet që ndesh ky sektor në këtë kohë pandemie. Ai shtoi se qytetarët po zhvaten me lekët që po blejnë ilaçet në trajtimin anti-COVID, teksa vuri theksin te mungesa e vaksinës së gripit. 

"Farmacitë janë kthyer në dyqane me lista, nuk janë marrë masa për furnizimin me barna dhe pastaj vaksina e gripit, nuk gjendet prej mëse 10 ditësh vaksina e gripit. kemi bërë disa inspektime dhe kemi pyetur mjekët dhe na figuron që nuk ka asnjë dozë vaksine", tha Basha.

Zyrtarë të Urdhrit të Farmacistëve u shprehën e shkak për mungesën e vaksinave janë dozat e pakta që janë sjellë.

"9500 vaksina janë importuar, janë zhdoganuar ose i janë dhënë leje zhdoganimi", u tha në takim, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë thotë se janë marrë 360 mijë doza. 

Në këtë takim, Basha evidentoi probleme dhe ofroi disa zgjidhje konkrete, mes të cilave vuri theksin që duhet të rimbursohen ilaçet e COVID.

"Informalitet në protokollin, po jepen ilace që nuk janë legalizuar dhe janë bërë pjesë e protokollit, dhe mungesë të medikamentë anti viral. Rimbursin i plotë i paketës Anti-COVID, kjo është plotësisht e përballueshme, paketa të jetë e legalizuar që të jepet leja e importit apo të regjistrohet si barna në sistemin shëndetësor, se po futen në tregun e zi me çmime shumë të larta. T'ju kërkohet importuese që të sigurojnë stokun e këtyre barnave se po boshatisen farmacitë nga barnat anti-viral. Dhe vaksinimi i popullsisë me vaksinën e gripit", tha Basha.

Ndërkohë, kreu i Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma parashtroi edhe disa kërkesa që në këtë periudhë pandemie i cilëson si të domosdoshme për t'u plotësuar.

"Një testim në rast nevoje na është deklaruar se nuk kanë pasur mundësi që të testohenim në rrugë shtetërore, masat mbrojtëse siç parashikohen për mjekët të jenë edhe për farmacistët, gjithashtu edhe vlerësim financuar, jemi privat, por një pjesë shumë e madhe janë rrogëta

rë dhe nga shumë farmacistë ishin të detyruar të pranonin rroga të reduktuara, dhe të mos i vihet laku për të paguar detyrimin. Pësuam një dëm të madh nga skadimi i barnave", tha Toma.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
'Remdesiviri po blihet nga pacientët'/ Çomo i përgjigjet Bashës: Gënjeshtër! Po lëndon përpjekjet e mjekëve që në 8 muaj s'kanë vënë gjumë në sy

1604500988_najada.jpg

Shefja e Spitalit Infektiv në Tiranë, Najada Como ka hedhur poshtë akuzat e mbërritura nga kryedemokrati Lulzim Basha se në trajtimin e pacientëve po përdoren ilace të pacertifikuara në Shqipëri dhe se disa prej tyre po blihen nga vetë pacientët.

Një akuzë e tillë, shprehet Como është një gënjeshtër e madhe që hedh poshtë të gjithë mundin e mjekëve përgjatë këtyre 8 muajve të pandemisë. Ajo u është drejtuar qytetarëve me një mesazh ku thekson se bluzat e bardha do të jenë në shërbim të qytetarëve, por ka kërkuar edhe ndihmën e tyre në këtë betejë.

"Ne jemi çdo dite, çdo ore ne krye te detyres dhe pacientet tane e dine me mire se askush kete gje.

Po perdorim terapite e mjekimit, si kudo ne bote qe jane falas per pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore.

Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete.

Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund!

Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat e higjienes, maskes, distancimit!

Se bashku do t’ia dalim" shkruan mjekja në rrjetet sociale

Ora 15:23
Ish-ministri i përgjigjet Bashës: Remdisiviri 100% falas në spital, dikush nga ekspertët e tij t’i shpjegojë se përdorimi i tij në shtëpi është në rastin më të mirë injorancë!

Ish- Ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja i është përgjigjur kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, duke shkruar se remdisiviri jepet 100 % falas në spital dhe finanocohet nga qeveria shqiptare. Në një postim në facebok, ish-ministri këshillon ekspertët e Bashës që t’i shpjegojnë liderit të opozitës që përdorimi i remdisivirit në kushte shtëpie në rastin më të mirë është injorancë.

‘Dikush nga ekspertët që mban afër, duhet t’ia shpjegojë që remdesiviri përdoret vetëm në spital dhe është i siguruar 100% nga shteti sot qe flasim, prandaj koncepti i përdorimit të tij në kushte shtëpie, në rastin më të mirë është thjesht injorancë!’, shkruan Koja

Postimi i ish-Ministrit të Shëndetësisë Gjergji Koja

OPOZITA DHE REMDESIVIRI

Pashe ne tv takimin e liderit te opozites me Urdherin e Farmacistit.

Qe opozita interesohet dhe shqetesohet per hallet shendetesore te njerezve ne kete kohe shume te veshtire pandemie, ben mire dhe, tek e fundit, ky eshte misioni i cdo opozite. Por, sinqerisht konstatoj se ky mision kete here rezulton i kontaminuar, sepse:

Se pari, nese do qe te qaje hallet e mjekimit te njerezve, lideri i opozites duhet te takoje mjeket qe mjekojne dhe jo farmacistet qe shesin ilacet, te cilet, me gjithe respektin qe kam per ta, nuk i shpjeguan atij pse rrisin cmimet e maskave.

Se dyti, nese do qe te kuptoje se si dhe sa mjekohen njerezit ne spitale dhe jashte tyre ndaj covid 19, lideri opozitar,(gjithmone sipas mendimit tim), duhet te takoje Najaden, Perlatin, Arjanin(Harxhin), Pellumbin, Entelen, Silven, Albanen, Shpetimin, Eugenen, Adelen etj, se ja tregojne keta fije e per pe si dhe sa mijera jete njerezish kane testuar, mjekuar dhe shpetuar ne keta 8 muaj, dhe jo farmacistet, sepse keta te fundit nuk mund dhe nuk duhet te mjekojne, por thjesht te freskojne njohurite e farmakovigjilences dhe farmakodinamikes ne ekzekutimin e recetave!

Se treti,dikush nga ekspertet qe mban afer, duhet tia shpjegoje qe remdesiviri perdoret vetem ne spital dhe eshte i siguruar 100% nga shteti sot qe flasim, prandaj koncepti i perdorimit te tij ne kushte shtepie, ne rastin me te mire eshte thjesht injorance!

Se katerti, a ka mundesi qe personi qe lideri i opozites mban ne krah te majte te tij ne takimin me Urdherin e Farmacistit, ta vendose masken sic duhet, sepse, ashtu sic e ka vene, bie ndesh me rekomandimet e OBSH??

Se pesti, te dashur shqiptare: covid 19 eshte pandemi, dhe une nuk di dhe nuk njoh asnje shtet ne bote deri me sot,(as Gjermania), qe kete pandemi te mund ta perballoje vetem me spitale dhe ilace, por shoh gjithe boten qe po mban maska, distancim fizik dhe po aplikon masa gjithmone e me te ashpra kufizuese!!! Prandaj: ta leme menjane demagogjine me farmaciste dhe ilace se nuk i hyn ne pune kujt, por te mbajme maska sot, qe te mos na vene neser maska oksigjeni!!!/ LEXO

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gradishta: 04/11/2020 21:21

    Respekt e mirnjohje për ju doktorësh Najda dhe gjith ekipin mjekësor,që pre 8 muajsh luftojnë për të shpëtuar jetë njerzish,dhe mposhtur këtë armik të padukshëm që ka goditur mbarë botën,sa për çka thotë Lulushi,mos ja vini veshin se këta shqupistët në 30 vjet janë dalluar për marrje jetësh dhe jo për shpëtim jetësh,pastaj aq më tepër Lulushi,që është bërë si e jema e Zeqos ne maje te thanës,me rrëfenjat e tij,Alla shqup.

    Përgjigju
  • Genti: 04/11/2020 21:02

    Çfare doktoreshe, vetem ketu nje doktoresh I pwrgjigjet politianit. I moj hape krahun behu politikane se ske lidhje me bluzen e bardhe

    Përgjigju
  • toni: 04/11/2020 16:39

    lereni budallain,te shof endra me sy hap

    Përgjigju
  • Beni: 04/11/2020 16:06

    Ketij duhet ti pergjigjet dikush po ju mos e lendoni veten per kete ordiner doktoreshe. Lereni ne budallallekun e tij se nuk e beson me askush. Kush e beson e ka ne dem te vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë