Basha takohet në Berlin me zyrtarin e Ministrisë së Jashtme gjermane, diskutime për situatën politike në Shqipëri dhe Kosovë

Basha takohet në Berlin me zyrtarin e Ministrisë së Jashtme gjermane, diskutime për situatën politike në Shqipëri dhe Kosovë

Lulzim Basha dhe Niels Von Redecker

Kreu i Demokratëve Eueoatlantikë, Lulzim Basha, është takuar ditën e sotme në Berlin me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Niels Von Redecker.

Basha shprehet se kanë diskutuar për situatën politike në Shqipëri, sistemin e drejtësisë dhe përpjekjet e qeverisë dhe një pjesë të opozitës për ta shantazhuar dhe penguar punën e saj.

Pjesë e bisedës sipas tij, ishte edhe situata në rajon dhe veçanërisht për Kosovën.

“Kënaqësi të takohesha sot në Berlin me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Niels Von Redecker. Diskutuam gjerësisht për situatën politike në Shqipëri, sistemin e drejtësisë dhe përpjekjet e qeverisë dhe një pjesë të opozitës për ta shantazhuar dhe penguar punën e saj. Bashkëpunimi kundër drejtësisë u pa edhe me miratimin e Amnistisë, ku përfituan edhe zyrtarë të korruptuar. E informova edhe për paktin e zyrtarizuar në kuvend në muajin korrik, i cili ua pamundëson qytetarëve që të zgjedhin deputetët me votën e tyre.

U ndalëm gjithashtu në situatën në rajon dhe veçanërisht në Kosovë. Ndava qëndrimin tim se është jetike për paqe dhe siguri afatgjatë në rajonin tonë që 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të ndërmarrin një hap të tillë dhe të ecet pa humbur kohë në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe (mekanizmi i paraanëtarësimit në NATO), dhe të nisin bisedimet për anëtarësim në BE”, shkruan Basha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air për të edukuar pilotët e së ardhmes

Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air për të edukuar pilotët e së ardhmes