Basha takon Hamker: Nesër në qeverisje për të nxitur investitorët gjermanë

Basha takon Hamker: Nesër në qeverisje për të nxitur investitorët gjermanë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Gjermani ka takuar edhe presidenten e sapo zgjedhur të Këshillit Ekonomik të Gjermanisë, Astrid Hamker.

Sipas Bashës me Hamker është biseduar për të patur grupe të përbashkëta pune për të bërë Shqipërinë vend më tërheqës për investimet e huaja.

Basha më pas ka deklaruar se programi i tyre ekonomik do të mbështete nga Gjermania. Megjithatë ata vijojnë që të mos pranojnë të futen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Statusi i plotë:

Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj dhe uroj për zgjedhjen si Presidente e Këshillit Ekonomik Gjerman zonjën  Astrid Hamker dhe zëvendës Presidentin Friedrich Merz, njëkohësisht CEO i BlacRock Inc, Fondit më të madh të investimeve në botë.

Gjatë takimit me drejtuesit e lartë të Keshillit Ekonomik Gjerman,  pata mundësinë të diskutojmë për zgjerimin e bashkpunimit. Gjeta mbështetje të plotë për të na asistuar me ekspertë dhe eksperiencën e tyre gjatë detajimit të programit tonë ekonomik dhe nesër në qeverisje për të nxitur investitorët gjermanë të shqyrtojnë Shqipërinë si destinacion të investimeve të tyre.

Ne do të ngremë grupe të përbashkëta pune me qëllim bërjen realitet të objektivit tonë për ta bërë Shqipërinë një vend tërheqës për investimet gjermane në vecanti dhe të huaja në përgjithësi, për të rritur punësimin me paga dinjitoze dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Për programin ekonomik të PD dhe intensifikimin e bashkpunimit ekonomik me Gjermaninë, diskutova edhe me Thomas Bareiss, Sekretar Shteti i Parlamentit në Ministrinë Federale Gjermane për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë dhe me Dr. Jürgen FRIEDRICH, President dhe drejtor ekzekutiv i Germany Trade&Invest, korporata federale për nxitjen dhe mbështetjen e investimeve gjermane në botë. I njoha me programin tonë për taksën e sheshtë 9%, me paketen anti oligarki dhe anti korrupsion që do të rrisë konkurrencën e ndershme dhe luftojë korrupsionin e përhapur kudo.

Vetëm vitin e kaluar janë larguar nga Shqipëria qindra sipërmarrje europiane  prej problemeve në lidhje me konkurrencën, zbatimin e ligjit, pronësinë, dhe paqëndrueshmërinë e politikave fiskale. Po keshtu cdo ditë mbyllen rreth 50 biznese vendase prej korrupsionit, klientelizmit oligarkik të pushtetit dhe politikave të dështuara fiskale e mungesës së vizionit ekonomik.

Ne jemi të vendosur ti japim fund këtyre plagëve dhe të krijojmë në Shqipëri një klime të favorshme për investimet vedase dhe të huaja dhe për këtë mora mbështetjen e miqve dhe partnerëve gjerman. Punësimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit janë prioriteti ynë kryesor. #ShqipëriaSiEuropa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Suli: 05/06/2019 12:31

    Luli: O bace a kam me u ba kryeminister ndonji dit? Saliu: Ma mir kam me te ba po su bane kryeminister. Luli: President i republikes se Shqipris? Saliu: Jo jo, ka me te ba baca hero te demkracis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë