Taksa e sheshtë 9% do ti jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen.
Këtë e ka bërë me dije, kreu i Demokratëve Euroaltantikë, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka rikonfirmuar angazhimin e bërë publik në Kuvendin Programor të 1 qershorit për taksën e sheshtë.
Plani ekonomik i demokratëve euroatlantikë, parashikon taksën e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhurat personale 9%, dividendi me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, që sipas Lulzim Bashës fuqizon sipërmarrjen dhe profesionet e lira, duke sjellë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare.
“Kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, arbitrariteti i qeverisë, klientelizmi që vret konkurrencën, korrupsioni që pamundëson zhvillimin ekonomik, janë problemet reale që prekin jetën e çdo shqiptari. Prandaj dhe përkushtimi ynë shkon i gjithë për zgjidhjen e tyre, përmes një programi ambicioz, me të cilin synojmë rritjen e mirëqenies dhe krijimin e mundësive për të gjithë shqiptarët pa dallim. Plani i demokratëve euroatlantikë për ekonominë, me taksa të ulta, miradministrim dhe transparencë, çliron potencialin e vendit, zhvillon sipërmarrjen, nxit punësimin, forcon shtresën e mesme, rrit të ardhurat dhe fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.
Në videon që ka shpërndarë, Basha një inxhinier i ri tregon barrën e rëndë fiskale që dëmton shtresën e mesme.
Për Bashën, kjo është një tirani e qeverisë ndaj shtresës së mesme që do t’i jepet fund shumë shpejt.
“Ne do t’i japim fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen shqiptare. Me 9% taksën e sheshtë mbi tatim fitimin dhe mbi tatimin mbi të ardhurat personale, ne do të garantojmë fuqizimin e sipërmarrjes shqiptare dhe të profesioneve të lira. Kjo do të sjellë mirëqenie ekonomike dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare dhe për Shqipërinë”, tha Basha.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.3%
-
Keq
34.9%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 737
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, SPAK merr në pyetje nesër ish-presidentin Ilir Meta
17 Dhjetor 2025, 13:32
-
11 dhjetori, jo vetëm datëlindje! PD feston edhe ‘Rithemelimin’! Berisha ia mori me luftë partinë Bashës, e çoi në humbjen më të thellë më 11 maj
11 Dhjetor 2025, 16:10
-
Krimi shtetëror i 21 janarit/ ‘Repolitix’ zbardh librin e Bamir Topit për takimin me Bashën: Në emër të Berishës, kërkoi tërheqjen e urdhërarresteve për Gardën
9 Dhjetor 2025, 22:45
-
Ylli Pata: Pse hetimi i 21 janarit është katalizatori real i ndryshimit në opozitë?
9 Dhjetor 2025, 19:36
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, ish-presidenti Bamir Topi pyetet një orë e gjysmë në SPAK: Çështje në hetim (VIDEO)
9 Dhjetor 2025, 09:54
-
SPAK intensifikon hetimet për Flamur Nokën, administron dosjen e ndarjes së banesave të shtetit për familjarët e tij në Sarandë, skema që përdori
29 Nëntor 2025, 10:29
-
Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, SPAK i kërkon Kuvendit dokumentet e komisionit hetimor të Berishës
21 Nëntor 2025, 15:45
-
21 Janari/ Avokati Beqiri në 'Repolitix': Vrasjet të planifikuara, Berisha në krye të grupit kriminal! 2026-a e gjen me akuzë, rrezikon burgim të përjetshëm
19 Nëntor 2025, 21:54
-
21 janari/ Berisha pyetet 2 orë në SPAK dhe mbron krimin shtetëror: Kur ka dhunë, ka edhe vrasje
19 Nëntor 2025, 07:02
-
Klani mafioz shqiptar, 1 milion euro për të vrarë prokurorin belg! Julien Moinil 'gozhdoi' për 2 orë Bashën në zyrat e SPAK në 2022
18 Nëntor 2025, 22:26
-
‘Kaq njerëz ne i mbledhim krushq’, fansat shpërthejnë ndaj Berishës pasi i dështoi protesta: U shkri PD, na sill Lulin se na fëlliqe
18 Nëntor 2025, 12:05
-
Nesër në SPAK për 21 janarin/ Berisha trembet: Po, janë krim shtetëror...por pa dashje! ''Dumani përdori fletëthirrjen 2 javë për propagandë''
18 Nëntor 2025, 09:54
Sipas Bashes me taksen e sheshte 9 % do te sjellim begatine e keshtu i bie qe X qe fiton 2 milion kete vit te paguaje le te themi si takse 100.000,ne 2025 ben 4 milion e prape 100.000 ne 2030 ndoshta arrin ne 10 milion e prape 100000,nderkaq po te mendojme qe kete takse e paguan dhe nje biznesman jo dhe aq me fat sa nje oligark,t'a zeme qe Y beri kete vit 2 milion dhe paguan 100000,ne 2025 beri 4 milion dhe pagoi po 100000,por ne 2030 nuk i ka ecur kaq mbare sa X dhe fitimi eshte ne vend numero aty tek 4milionshi,ndoshta mund te te kete dale dhe me humbje,ose mund te kete pesuar nje mbrapa kthehu,prape sipas parimit tend i duhet te paguaje ate 100000?!Nuk mund t'i taksosh njelloj vetem 9 % si ate ndertuesin qe nderton kulla e fiton pa fund tendera rrugesh,me nje fermer,apo manifakturist qe fitimi i te cilece, varet nga tekat e motit, te tregut e bursave.E shikoni si ankohen manifakturat per ulje fitimi nga ulja e eksporteve dhe renia e valutave,nuk degjojme te ankohen ndertuesit e kullave dhe rrugeve.Kjo mund te theksohet me ate taksen tende /te sheshte/.Ndoshta ai inxhinjeri jot do te kendoje ndryshe kur te provoje te dyja anet e biznesit edhe suksesin edhe deshtimin,ne te fundit jemi ne kapitalizem dhe ka te papritura. Duhet takse progresive o Bashe se ndryshe shumica e pasurive mbetet tek 2 % qe perbejne klasen e larte e keshtu krijojme super te pasur e oligarke!
PërgjigjuZ.Rama! Ruaju nga Lulezim Basha, se me idete dhe inatin qe ka do te rrezoj nga viti 2040!
PërgjigjuCa thua ashtu? Me të vërtetë? Po shtetin me ca do e mbash,rrogat e administrates, të doktoreve dhe infermierëve tanë të pangopur dhe të policisë së lodhur me ca do e paguash?
Përgjigju