'Taksa e sheshtë 9%', Basha: I jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen

'Taksa e sheshtë 9%', Basha: I jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen

Kreu i Demokratëve Euroaltantikë, Lulzim Basha

Taksa e sheshtë 9% do ti jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen.

Këtë e ka bërë me dije, kreu i Demokratëve Euroaltantikë, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka rikonfirmuar angazhimin e bërë publik në Kuvendin Programor të 1 qershorit për taksën e sheshtë.

Plani ekonomik i demokratëve euroatlantikë, parashikon taksën e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhurat personale 9%, dividendi me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, që sipas Lulzim Bashës fuqizon sipërmarrjen dhe profesionet e lira, duke sjellë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare.

“Kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, arbitrariteti i qeverisë, klientelizmi që vret konkurrencën, korrupsioni që pamundëson zhvillimin ekonomik, janë problemet reale që prekin jetën e çdo shqiptari. Prandaj dhe përkushtimi ynë shkon i gjithë për zgjidhjen e tyre, përmes një programi ambicioz, me të cilin synojmë rritjen e mirëqenies dhe krijimin e mundësive për të gjithë shqiptarët pa dallim. Plani i demokratëve euroatlantikë për ekonominë, me taksa të ulta, miradministrim dhe transparencë, çliron potencialin e vendit, zhvillon sipërmarrjen, nxit punësimin, forcon shtresën e mesme, rrit të ardhurat dhe fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Në videon që ka shpërndarë, Basha një inxhinier i ri tregon barrën e rëndë fiskale që dëmton shtresën e mesme.

Për Bashën, kjo është një tirani e qeverisë ndaj shtresës së mesme që do t’i jepet fund shumë shpejt.

“Ne do t’i japim fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen shqiptare. Me 9% taksën e sheshtë mbi tatim fitimin dhe mbi tatimin mbi të ardhurat personale, ne do të garantojmë fuqizimin e sipërmarrjes shqiptare dhe të profesioneve të lira. Kjo do të sjellë mirëqenie ekonomike dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare dhe për Shqipërinë”, tha Basha.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 21/07/2024 16:23

    Z.Rama! Ruaju nga Lulezim Basha, se me idete dhe inatin qe ka do te rrezoj nga viti 2040!

    Përgjigju
  • Askushi: 21/07/2024 15:15

    Ca thua ashtu? Me të vërtetë? Po shtetin me ca do e mbash,rrogat e administrates, të doktoreve dhe infermierëve tanë të pangopur dhe të policisë së lodhur me ca do e paguash?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Obama falenderon Biden, por nuk shpreh mbështetje për Kamala Harris si kandidate ndaj Trump

Obama falenderon Biden, por nuk shpreh mbështetje për Kamala Harris si kandidate ndaj Trump