Në një takim me banorët e Vorës nga ku u prezantua dhe kandidati i djathtë për këtë bashki Fiqiri Ismaili kreu i PD Basha u bëri thirrje  shqiptarëve që të bashkojnë votën për të larguar nga pushteti bandat dhe banditët sic i quan ai. Basha theksoi ndër të tjera gjëndjen e mjerueshme në të cilën ndodhet vendi duke cituar faktorët që e kanë çuar aty dhe duke vënë gishtin mbi qeverinë si shkaktare të kësaj situate.

"Gjendja aktuale e vendit është e mjerueshme.Rritja e taksave në kohë krize, faturat e papërballueshme goditja selektive kërbaci blloku i gjobave ,burgu janë të gjitha që sollën këta sollën kta. Lluksi i paparë projekte luksi,kurrë ska qënë më e qartë se cilët janë shkaktarët e krizës.Zëri i bashkuar i shqiptarëve zëri juaj më 21 qershor është ligj mbi ligjet,ju ka ardhur koha duhet të ndaloni ta dëgjoni ose ikni"- u shpreh Bashan ë fjalën e tij përpara banorëve të Vorës.
 
Në takimin e mbajtur sot i pranishëm ishte edhe kreu i republikanëve Fatmir Mediu i cili gjatë fjalës së tij theksoi se po bëhet presion mbi votuesit dhe se e vetmja zgjidhje mbetet të largohet mafja që është bërë gangrenë për vendin
 
"Po bëhet presion mbi votuesit.Kam një thirrje ajo që po inponohet është një gangrenë është e dhimshme është një mafie që po tenton të marrë vëndin tonë prandaj duhet ti themi jo.Jemi sot ktu për ti thënë ndal kujtëdo që  mendon se mund të cënojë integritenin tonë.Do të jemi në krah të qytetarëve.21 qershori dita e qytetarëve të lirë.prandaj votoni Fiqiri Ismailin"- u shpreh Mediu
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)