PS-PD bashkë, të martën tryeza e dytë e OSBE-së për Reformën Zgjedhoren

TIRANE-Partia Demokratike ditën e martë do të marrë pjesë në tryezën e dytë të Reformës Zgjedhore në nivel teknik të organizuar nga OSBE-ja. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv Elis Memelli nga burime nga selia blu. Në 25 shtator u zhvillua tryeza e parë nga OSBE-ja, ku mori pjesë edhe PD-ja në nivel teknik me përfaqësuesin e saj Ivi Kaso, që u largua pasi mbajti fjalën e tij. Ndërkohë që ditën e martë do të zhvillohet tryeza e dytë, ku sërish pritet që PD-ja të përfaqësohet nga Kaso.

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma të realizohet nga PS dhe PD me praninë e ndërkombëtareve. Por ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar thirrjen e opozitës, duke kërkuar që të jenë vetë partitë që të arrijnë mirëkuptimin, teksa ambasadori i OSBE-së ka deklaruar se nëse opozita kërkon mund të japë vetëm ekspertizë për këtë reformë.

Përballë kësaj situate, OSBE-ja pritet që të jetë ndërmjetësja mes draftit që po përgatitet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore dhe atij tryezës paralele të opozitës, PD-së me aleatët për të synuar harmonizimin dhe miratimin në parlament. Pak ditë më parë shumica vendosi që të shtynte afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në fund të muajit shkurt.

Deri tani Komisioni i Posaçëm Parlamentar me përbërje të deputetëve të shumicës dhe opozitës, që drejtohet nga Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri kanë punuar në dy drafte, depolitizimin e komisionerëve dhe financimin e partive politike. Ndërsa opozita në tryezën paralele ka zhvilluar disa takime ku ka diskutuar për votimin elektronik dhe financimet, por ende nuk është zbuluar drafti i plotë me propozimet.

Kryeministri Rama ka deklaruar se reforma zgjedhore do të miratohet në dy faza, e para brenda dhjetorit me rekomandimet e OSBE-së (e dyta për sistemin dhe të tjerat vitin tjetër) me apo pa opozitën në Kuvend, ndërsa ka shtuar se nuk do të presë pa fund Lulzim Bashën (opozita ka një karrige në komision dhe të drejtën e vetos). Por pas kushtit të panegociueshëm të opozitës në Kuvend se nuk e japin votën pa u miratuar gjithcka në një fazë përfshirë ndryshimin e sistemit, Damian Gjuknuri e la hapur derën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pietro: 17/11/2019 19:55

    Rudina Hajkari kur te bahen zgjedhje me cfar partije do te kandidosh moj mish me dy sy,kendaqu edhe pak kohe se skena me ta pa ma ate fetyre mavruke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë