Basha u zoton kuksianëve: Do anulojmë taksën e Rrugës së Kombit, s'do lejojmë t'ju ndajnë nga pjesa tjetër e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka dhënë këtë të premte fjalën kuksianëve se gjëja e parë që do të bëjë sapo të vijë në pushtet, do të jetë heqja e taksës së rrugës. Basha u shpreh se plani i kryeministrit Edi Rama për të shkretuar Kukësin do të marrë fund dhe përmendi si një tjetër hap ndërmarrës, rihapjen e Universitetit të Kukësit.

"Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari: "A ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve?". Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre, Kukësi ka shkallën më të lartë të emigracionit në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.Zotohem para jush, cdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, ju premtoj që do ta zhbëjnë që në javët tona të para në pushtet. Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Do të zerojmë taksën. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën", u shpreh Basha. 

 

"Ne do të rihapim Universitetin e Kukësit. Rihapja e universitet do të rikthejë këtu fëmijët tuaj, me kosto më të ulët. Do të financojmë praninë e pedagogëve në mënyrë që këtu të jetë një qendër universitare e kërkimit shkencor, e trajnimit profesnal. Ne do të marrim përvojën më të mirë gjermane sepse gjermanët i kemi në krahë. Ne këtu do të ndërtojmë modelin gjerman, ku gjysmën e kohës studenti ta kalojë në Universitet, gjysmën e kohës ta bëjë stazh pune. Jo vetëm o të sjellim profesorë e docentë, por do ta bëjmë qendër universitare të veriut të Shqipërisë, ku të vijnë nga Prizreni dhe zonat përreth”, tha më tej ai. 

Teksa cilësoi se forca e tij politike nuk synon lëmoshën por punësimin, Basha ripohoi se me të ardhur në qeveri do ta shfuqizojë taksën "Rama" për karburantin dhe do ta bëjë 300 lekë më lirë.  Duke u ndalur edhe tek kuksianët e pashpronësuar, Basha tha se do të ngrejë komisionin e posacëm shtetëror për shpronësimin dhe dëmshpërblimin e tyre dhe se të gjitha vlerat e shpronësimit do të bëhen me vlerë tregu, jo me VKM por me ligj në Parlament.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahri Spiuni: 08/02/2019 19:00

    Kjo takse nuk eshte vetem per Kuksianet o byth qire ajo eshte per gjith shqiptaret,1ore ne parkingug e aeroportin e Prishtines kushton 2 euro .

    Përgjigju
  • Loku: 08/02/2019 15:05

    Gjynaf. Ky vodhi aq sh ne ate rruge. Dhe prape do te vjedh. I shkojn njerzit e shkret mbas dhe mendojn qe ky do beje noi gje per ta. Ti thuash vdeksh ishalla ne aksident ne kte rruge.

    Përgjigju
  • Letaj: 08/02/2019 14:43

    Po cfar thu o Luli vrrijes po ti ke hallin e votave perpara se te hyje Spak-u se je si puna e pules po nuk pa enderr qe ne mengjes te haje miser ngordh qe ne darke. Po pastro partine e leri vendin ndonjeri qe ka llogjike e ben premtime serioze e ben kualicione te qendrushme. Përsa i përket rruges e paguajme ne veriu dhe kosova me shume po fito e bere nje takse kombetare sikur zvicera 40 franga viti e jo per ta hequr sic thua ti se nuk ye beson njeri o Luli vrrijes.

    Përgjigju
  • Mala: 08/02/2019 14:14

    E dini sa do ju kushtoj taksa e e ektij genejshtari recidiv,Po aq sa ishte caktuar ur keta ishin ne sundim tuaj,8 euro,karshi 100lekeva sa keni tash.Nuk ka kalim autoudhe,edhe pse keta e hangren dhe nuk mbeti auotush.I vodhen 8 ura nga Morina ne dalje te Kukesit,Pyteni Bashen sa more ne Kalimash,sa vodhte nga korsia Reshen-Milot, qe ishte e gatshme?!Pyteni Bashen-nenbishtin 3e Salihutr,kush nga ju moret me shume.

    Përgjigju
  • Vladimir: 08/02/2019 13:36

    Ne se ata qe kalojne nuk do te paguajne, sinqerisht, kush do ti paguaj leket e asaj rruge qe jane miliona euro interesa dhe miliona per mirembajtje çdo vit? Mendon te vish ne pushtet keshtu? Mjere PD ne dore te kujt ka rene!

    Përgjigju
  • Tata: 08/02/2019 12:21

    Kaq trashe genjen sikur po flet ne nje cerdhe femijesh ..Po u genju populli mw denjeshtra feminore pa asnje baze atehere mir dhe shum ti behet se nuk keshtu jemi mplakur me ate shprehjen .hajt qe pjerdh mte dali ku dali po morr nje dite pune dhe po ha pace derri po dhjet mte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë