Me rastin e Pashkës Ortodokse, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë. Mijëra besimtarë ortodoksë marrën pjesë në meshën e mesnatës, ndërsa janë lutur për më shumë paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.
Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra: Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!
Kam kënaqësinë e madhe nga Katedralia “Ngjallja e Krishtit” t’ju uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë në këtë ditë të shenjtë; për shumë vjet Gëzuar Pashkët. E ardhmja lind përmes sakrificës, e mira vjen përmes dhimbjes ndaj ju uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve të Zotit që kjo ditë të shënojë ringritjen drejt të mirës, bashkimin për fitoren, e së drejtës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën. Për shumë vjet gëzuar!Lulzim Basha
(Postimi i Lulzim Bashës në Facebook)