Basha uron PPE për fitoren: Garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

Basha uron PPE për fitoren: Garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

Kreu i PD Lulzim Basha uroi sot Partinë Popullore Europiane, simotër e PD, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemokrati është shprehur se fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.

Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin.

"Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme. Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Ëeber për rezultatin e shkëlqyer”, shkruan ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë