'Shihemi në zgjedhje'/ Basha i përgjigjet nga Kruja djalit të Rrahman Rrajës: Do ta shohësh ti...

KRUJE- Kreu i PD Lulzim Basha, iu përgjigj sot nga takimi me simpazantë të djathë në Krujë, djalit të deputetit socialist Rrahman Rrajës, Rexhep Rrajës, i cili pas publikimit në media të rastit “Xhisiela” për të cilin ishte i akuzuar, iu drejtua kreut të opozitës duke thënë se: “Basha ta provojë në zgjedhje”. 

Basha i bëri thirrje të rinjve krutanë që të mos ikin jashtë vendit, ndërsa akuzoi qeverinë se e vetmja rrugë që i ofron të rinjve është emigracioni.

Ai tha se të rinjtë krutanë nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe emigracionin por dinjitetin e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
'Shihemi në zgjedhje'/ Basha i përgjigjet nga Kruja djalit të Rrahman Rrajës: Do ta shohësh ti...(VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha, iu përgjigj djalit të deputetit socialist Rrahman Rrajës, Rexhep Rrajës, i cili pas publikimit në media të rastit “Xhisiela” për të cilin ishte i akuzuar, iu drejtua kreut të opozitës duke thënë se: “Basha ta provojë në zgjedhje”.  

“Unë kam një tjetër garanci se nëse nuk ndalen, ju të kemi në fuqi ta shkarkoni, por pikërisht këtë mekanizëm e ka shkatërruar Edi Rama.  Ai nuk ua ka dhënë fuqinë ju, por kriminelëve. Ia ka dhënë Tur Bushëve me shokë. Ua ka dhënë Rrajave. Ata bëjnë ligji , ata marrin leket, ryshfete, bëjnë raketat dhe kur vjen dita e zgjedhjesh del ai bukuroshi atje dhe më thotë mua: Ta shoh Lulzim Basha për zgjedhjet. Dua t’i them sot atij (Rexhep Rrajës)  se do ta shohësh ti, sepse kjo nuk është betejë për Lulzim Bashën dhe PD, por kjo është një betejë për të  gjithë shqiptarët.  Në zgjedhjet do të shkojnë dhe mjerë atë që do të guxojnë të prekin votën e shqiptarëve. Kjo do të jetë  garancia për ju siç është në çdo vend normal. I mbajte premtimet do të fitosh, si mbajte ik në shtëpi, kjo është demokracia”-tha Basha.

Ora 18:44
Basha: Do financojmë studentët që asnjë krutan të mos mbetet pa arsim të lartë

1573234863_basha.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha tha nga Kruja se PD ka një plan për arsimin në vend. Ai tha se programi i PD parashikon financim të mundshëm, në mënyrë që asnjë krutan apo krutane të mos mbetet pa arsimin e lartë.

"Nuk jam në gjendje të premtoj Universitetin e Krujës, por programi ynë parashikon financim të mundshëm, në mënyrë që asnjë krutan apo krutane të mos mbetet pa arsimin e lartë, për shkak se nuk kanë mundësi ekonomike. Në fund të shkollës, 10 mijë më të mirët do të marrim 1 vit stazh të paguar nga shteti dhe do synojmë të kapim deri në 90% punësim të të gjithë studentëve. Për ne prioritet numër një është arsimi i rinisë dhe punësimi i tyre", u shpreh Basha.

Ora 18:40
Basha: Krutanët nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe as emigracionin

1573234834_basha28.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha i bëri thirrje të rinjve krutanë që të mos ikin jashtë vendit, ndërsa akuzoi qeverinë se e vetmja rrugë që i ofron të rinjve është emigracioni. Ai tha se të rinjtë krutanë nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe emigracionin por dinjitetin e tyre.

"Kruja është sot ndoshta qyteti më i goditur nga emigracioni. E vetmja rrugë që kjo qeveri ika treguar rinisë është emigracioni. Duke e vrarë shpresën, qeveria ka detyruar të gjithë që të ikin në emigracion.  Nuk ka pse rinia të ikë. Krutanët nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe as emigracionin, por dinjitetin e tyre në Krujën e kombit shqiptar. Për këtë duhet të largojmë atë kalçeton, kryeministrin që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Ta largojmë menjëherë kalçeton dhe të krijojmë të ardhmen e mbarë këtu në Krujë, në Shijak, në Fushë-Krujë e në mbarë Shqipërinë. E afërt do jetë dita kur ndryshimi do të vijë", tha Basha.

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Xha Barka: 10/11/2019 04:13

    Po ky do konkuroj Ramen apo Rajen? Apo esht ngaterruar?

    Përgjigju
  • Jon: 08/11/2019 22:54

    Basha,ke marrē fund, hapi rrugën të rinjve në PD. Ke humbur 4 herë. Vetëm po i bëre 5 .

    Përgjigju
  • Rusi: 08/11/2019 21:05

    O ti paske lajthitur krejt o mavri.

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/11/2019 20:46

    O lul idioti nuk komunikohrt me popullin në këtë mënyr o ...

    Përgjigju