
Krydemokrati Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Rama. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Rama në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij dhe të japë dorëheqjen, merret me kryedemokratin.
Sipas Bashës, kjo është një sjellje tipike e humbësit që nuk pranon përgjegjësitë për veten.
Postimi i plotë i Bashës:
Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen. Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij.
Para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro. Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.
Lajmi kryesor:
Basha-Ramës: Ironitë e tua karagjoze, ke nevojë t’i rikthehesh shkollës! Në vend të merret me dështimet e tij, merret me mua










