Basha-Ramës: Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore! Ndal së vjedhuri

Basha-Ramës:  Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore! Ndal së vjedhuri

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur edhe një herë pikat sipas së cilit do i jepnin një zgjidhje situatës së pandemisë, që për të nuk është menaxhuar si duhet nga qeveria Rama. Kjo "këshillë falas" vjen në vazhdën e replikave të shumta që ka pasur sot me kryeministrin Edi Rama në distancë.

"Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve", shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Basha-Rama replika në distancë për COVID-in! Kreu i PD: Dhe sa njerëz do vdesin për fajin tënd! Kryeministri: Ti s'ndalon as aleaten tënde në fushatën e saj për përhapjen e virusit


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur