Basha:Sa herë vesh diçka të çuditshme, Rama ka falur një copë bregdeti

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në zonën e Urës Vajgurore zhvilloi takime me biznesin e vogël.  Ai akuzoi sërish kryemisnitrin Edi Rama se ka ndërthurur interesat e oligarkëve me me rryshfete. Basha tha se në vend nuk ka qeveri por një bandë e cila është kapur duke vjedhur

"Rama ka ndërtuar një sistem ku ka ndërthurur interesat e 5 oligarkëve me rryshfete të majme për vetëm e tij dhe ministrat e tij, se kur i rrotullon prapë se prapë punët aty me njëri-tjetrin i llokoçisn. Ikën Damiani, vjen Belinda, Belinda bashkë me Damianin, bashkë me Afrimin. Nuk ka më qeveri. Kemi një bandë e cila është kapur duke vjedhur. Janë kapur duke vjedhur votat dhe në këtë moment ka prerë lidhjen me popullin.

Në momentin që ai e merr pushtetin jo përmes votës ai nuk e ka më frikë qytetarin. Kemi një kryeministër që e ka mendjen të bëjë barcaleta, të tallet, dhe të bëjë paratë e shqiptarëve rrush e kumbulla. Sa herë ta shikoni në ekran duke këputur mufka ose duke bërë truket e veta gjoja me veshje, sa herë që është duke bërë atë, është duke vjedhur diçka të madhe. E ka mendjen që ju ta shikoni se si flet, çfarë vesh, në atë moment ai po bën një vjedhje të madhe.

Në atë moment ai i ka dhënë një oligarku një kontratë, ose i ka falur një copë bregdeti, ose një pus nafte, një leje minerare, leje ndërtimi në kundërshtim me ligj duke pastruar paratë e drogës, ose ka devijuar lumin që të grabisë pronat e qytarëve. Çdo moment propagande e Edi Ramës, prapa kësaj fshihet një vjedhje e madhe", u shpreh Basha.

Ai ftoi qytetarët që t'i bashkohen protestës së opozitës në datë 16 Mars.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 12/03/2019 19:32

    ndonje dite do te fali dhe ty ne ndonje kopesht zoologjik

    Përgjigju
  • Ilir: 12/03/2019 19:30

    Ti mor legen flet per det? Po ti firmose me bakojanin ne Tirane shitjen e detit. Edhe babi te rrite mbi koke...! O jurist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët