Kim mund të mos jetë e gjatë si motra e saj Kendall Jenner për të qenë topmodele, por ajo ka pika të tjera të forta.

Kim ka postuar në Instagramin e saj një foto me supermodelen Cara Delevingne ku shihen me flokë të lagura dhe tepër seksi.

kim kardashian

Seti si duket po realizohet për revistën Love pasi Kim ka shkruar emrin e redaktores së saj Katie Grand, me të cilën ka realizuar set fotografik nudo edhe Kendall Jenner.

Projekti i tyre është sekret por pritet diçka bombastike pasi Kim është femra më seksi në botë, ndërsa Cara supermodelja më e kërkuar në botë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)