Bashkëpunimi me spitalin izraelit SHEBA, Rama në QSUT: Miqtë nga Izraeli janë këtu për t'i kthyer mbrapsht popullit shqiptar një borxh moral nga Lufta e Dytë Botërore

 

Kryeministri Rama ishte sot te Spitali Onkologjik në QSUT, ku do nis puna e bashkëpunimit me SHEBA medical center nga Izraeli që do sjelli praktikat e saj në fushën spitalore në QSUT.

Rama tha se të gjithë duhet ti dedikohen këtij projekti dhe se në një farë mënyre izraelitët i kanë një borxh moral popullit shqiptar tha ai, nga Lufta e Dytë Botërore. 

'Të gjithë ti dedikohen këtij projekti. Miqtë nga Izraeli nuk kanë asnjë interes. Nuk janë për të fituar asgjë. As para dhe as reputacion dhe as ndonjë favor tjetër. Janë këtu për të na mbështetur. Për ti kthyer mbrapsht popullit shqiptar, një borxh moral për çfarë populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Mund të duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë për shumëkush që nuk e njeh popullin hebre. Për të gjithë ata që e dinë se çfarë thellësie ka në shpirtin e popullit të Izraelit dhe çfarë vendi të veçantë ka në popullin e Izraelit, Holokausti. Është absolutisht një partneritet që kemi mundësi të mësojmë shumë gjëra.'


Lajmi kryesor:

Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!

Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!