Bashkëshorti i hodhi qumësht të valuar në fytyrë/ 25-vjeçarja: Kur ndeza dritën e pashë duke marrë para nga çanta

25-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve ka rrëfyer edhe njëherë ngjarjen e rëndë ku bashkëshorti e ka dhunuar duke i hedhur qumësht të valuar në fytyrë. Ajo tregon se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës dy të natës, kur bashkëshorti i saj ka hyrë në dhomën e saj fshehurazi dhe i ka marrë nga portofoli paratë. Në momentin kur vajza ka ndezur dritën e celularit ai i ka hedhur në fytyrë qumështin e valuar.

"Ishte ora e 2 e gjysmë e natës. Unë isha te dhoma e gjumit me fëmijët në një krevat. E ndej që u mbyll dera e dhomës dhe fikën dritat dhe aty i tremba. Kur unë ndez dritën e telefonit ndez dritën për të shikuar. Sa  ndez dritën ai ma hedh tenxheren syve. Ai më kapi dhe më gjuajti. Më kishte marrë pasaportën dhe lekë që i mbaja në çantë. Në momentin kur hapën derën e shkallëve ai hidhet nga dritarja dhe ikën. ", tregon 25-vjeçarja.


Lajmi kryesor:

Ish-bashkëshorti e dogji me qumësht/ 25-vjeçarja në Report Tv: Vajzës 2 javëshe i fikte cigaret në gojë, ka ende shenjat e thikës në trup, u dënua 14 muaj


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor