Qyteti i Shkodrës është zbukuar për festa me drita shumëngjyrëshe, por dekorit festiv i mungon urimi për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025. Ky detaj i ka bërë përshtypje, famullitarit të Katedrales sё Shkodrёs, dom Vlash Palaj, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, thotë se bashkia që drejtohet nga Benet Beci qëllimisht nuk ka vendosur banderola në qytet, duke diskriminuar komunitetin katolik.
“Bashkisë Shkodër, pse me e fsheh, kur dikush âsht në festë e ndjen fort dëshirën me marrë sa mâ shumë urime?
Jena në prag të Krishtlindjes, në prag të asaj feste që katolikët shqiptarë me shumë sakrifica e kanë festue edhe gjatë diktaturës, bile mund t’a kenë pague edhe shtrejtë.
Prandaj presim që Bashkia Shkodër, e cila nuk duhet me u identifiku me një person, apo edhe me disa, por si një ent i zgjedhun i pushtetit lokal, me i shërbye komunitetit pjesë e të cilit âsht edhe ai katolik, të vendosë sa më parë në vendet e duhuna publike, pankartat me urimin: Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025!”, shkruan Dom Vlash Palaj.
Deklarata e tij është shpërndarë dhe ka marrë me qindra komente në rrjetet sociale, ku të shumtë janë intelektualët e qytetit, që shkruajnë se “Bashkia duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe të tregojë mirënjohje për diversitetin e besimeve fetare që e pasurojnë qytetin”.
Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra ka reaguar lidhur me shqetësimin e ngritur nga famullitari i tij, dom Vlash Palaj për dekorin festiv të qytetit. Massafra tha se qendrimi i famullitarit është personal dhe jo në emër të Kishës.
"Në vitet e kaluara parullat me urimin për festat, janë prodhuar dhe vendosur nga vetë Komunitetet Fetare, me një leje të posaçme nga Bashkia. Propozoj që nga viti 2025 e në vazhdim të ndiqet e njëjta praktikë", thekson ai.
DEKLARATË
Zoti Ju dhashtë Paqe.
Sapo u zgjova në mëngjes, pas Meshës së Shenjtë, lexova në media që “Kisha Katolike” kishte kritikuar Bashkinë Shkodër dhe Kryetarin e saj për vonesën në vendosjen e parullës me mesazhin e urimit për festën e Krishtlindjes në qendër të qytetit.
Së pari ju bëj me dije se Kisha Katolike në Shkodër përfaqësohet nga Shkëlqësia e Tij Imzot Angelo Massafra dhe jo nga Dom Vlash Palaj, famullitari, i cili ka postuar statusin në media sociale, dhe nga asnjë Meshtar tjetër, pa autorizimin e Arqipeshkvit.
Për këtë arsye: Unë distancohem nga kjo mënyrë veprimi.
Së dyti ndjej një keqardhje të thellë për përdorimin e këtij statusi nga media dhe individë të ndryshëm, për qëllimet e tyre personale apo politike.
Fatkeqësisht përdorimi i këtij statusi nga mediat ka krijuar një atmosferë jo të përshtatshme në prag të festës së Krishtlindjes.
Shfrytëzoj rastin të falenderoj publikisht Bashkinë Shkodër për bashkëpunimin e veçantë për organizimin e Luminit të Martirëve të fesë Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigi Paliq.
Dëshiroj t’ju kujtoj gjithashtu, se në vitet e kaluara parullat me urimin për festat, janë prodhuar dhe vendosur nga vetë Komunitetet Fetare, me një leje të posaçme nga Bashkia. Propozoj që nga viti 2025 e në vazhdim të ndiqet e njëjta praktikë.
Të nderuar, lus dhe uroj që kjo deklaratë të shërbejë për të qetësuar situatën, dhe të vlerësojmë festën e Krishtlindjes për të qenë, siç thotë Papa Françesku “Artizanë të paqes”.
Zoti na bekoftë!
+ Angelo Massafra OFM
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult
Pema e Vitit te Ri ka origjine pagane nga Gjermania e nuk ka te beje fare me Krishtlindjet.Viti i Ri per te gjithe e festat fetare sipas grupeve,por te hapura e mirepritese per te gjithe.Duket qe hiresia e tij ka entuziazmin e nje prelati te ri.
PërgjigjuJam dakot me komentusit se cilido comunitet te festoje vecmas por dhe Bashkia nuk duhe t te vere pemen e vitit te RI dhe te zbukuroje qytetin sepse ashte simbolizim i Krishtlindjes Dhe Beci te mos vere mjekren e babagjyshit se eshte qose dhe jo i krishtere dhe jo te behet hipokrit
PërgjigjuBashkia ruan barazdistance dhe nuk perzihet as me urime festash fetare dhe as pagane. Komunitetet fetare jane te lire te marrin leje dhe te vendosin Banderola urimi per festat fetare. Mos perfshini insitucionet politike ne ceshtje fetare. Drejtuesit e rinj fetare, mbase te ardhur rishtazi ne qytet, te pyesin pak ato me te vjetrit si I kane ruajtur keto tradita ne Shkoder.
PërgjigjuShteti është LAIK ooo dom.Ju merni leje dhe SHPENZONI DO LEK,me zbukurimet për KRISBTËLINDIE. ZOTI JU DHËNTË MË SHUMË KULTUR,DURIM E SA MË PAK POLITIK NË MËNDIEN TËNDE O DOM.
PërgjigjuJam katolik (jo praktikant) , por jam i mendimit qe pushteti qeverises ne pergjithsi dhe Bashkia ne vecanti nuk duhet te perzihet ne keto oraganizime apo urime fetare, te ciles komunitet fetar qofshin, banderolat me urimet fetare , maksimumi duhet qe te vendosen tek pronat e komunieteve fetare. por asgje ne ambientet publike. Madje keto urimet e personaliteteve te pushtetit dhe politikes, qe behen per raste festatsh fetare , jane teresisht pa vend dhe hipokrite.
PërgjigjuBravo per qytetarine dhe vlerat e mesazhit!
Urime Pet , nje pergjigje e merituar per keqdashesit .Je shqiptar i vertete .Sinqerisht per komentin .
mos ta lexoje Eri komentin se bashkia Tirane eshte vite drite perpara me urime, gezime, dhe festa publike per qytetaret e Tiranes, apo harrova ti quan feste vetem lejen te mos vesh ne pune sa here festojne te tjeret