TIRANË - Bashkia e Tiranës njoftoi sot opinionin publik se projekti për rehabilitimin e sheshit "Nënë Tereza" është hartuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2012 dhe po zbatohet me fondet e bashkisë.

Deklarata për shtyp e bashkisë vjen pas inspektimit të punimeve që bëri sot Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në sheshin "Nënë Tereza", i cili po i nënshtrohet rikonstruksionit me rastin e vizitës në Tiranë të Papa Françeskut, më 21 shtator.

Bashkia e Tiranës njofton ndër të tjera se në shtator të 2013, ky projekt është miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

"Në përfundim të këtij projekti, qytetarët e Tiranës do të kenë një hapësirë moderne dhe europiane, në shërbim të tyre, të denjë për një kryeqytet europian", thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)