Bashkia e Tiranës zëvendëson pemët
e dëmtuara në Parkun e Liqenit
Pemët e dëmtuara të Parkut të Madh të Liqenit po zëvendësohen me pemë të reja, duke zgjeruar sipërfaqen e gjelbëruar.
Pemët e dëmtuara të Parkut të Madh të Liqenit po zëvendësohen me pemë të reja, duke zgjeruar sipërfaqen e gjelbëruar.
Bashkia e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe një grup vullnetarësh nga EcoVolis, morën pjesë në mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Liqenit.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, theksoi se parku është një hapësirë shumë e rëndësishme për qytetin, i cili ndikon rrënjësisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, ndaj edhe zëvendësimi i pemëve të dëmtuara me fidanë të rinj është domosdoshmëri.
“Jemi duke pyllëzuar një pjesë të parkut të liqenit, e cila ka qenë me pemë të dëmtuara dhe mbushjet e tilla kanë vijuar gjatë gjithë kësaj kohe, do të vijojnë në të gjithë hapësirën e parkut për ta pyllëzuar thellësisht. Ne duam ta kthejmë atë në një hapësirë të gjallë në secilën prej pjesëve të tij, bashkë me investimet e tjera në park, shtimin e rrugëve për këmbësorët, shtimin e një korsie për biçikletat dhe shtimin e një korsie të mirëfilltë për vrapin”, u shpreh Mazniku.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se Parku i Madh i Liqenit do të ketë të gjithë vëmendjen e duhur për të qenë një hapësirë ku gjithkush mund të kalojë disa orë në ajër të pastër.
“Është një hapësirë që duhet të ketë mundësi të jetohet dhe pjesë e të qenurit e jetueshme do të thotë që njerëzit të mund të ulen në stola, të bëjnë vrap në një pistë të mirëfilltë vrapi, të kenë mundësi të ecin, si dhe të lëvizin me biçikletë në park, në një rrugë të re të posaçme që bëhet vetëm për ta”, tha ai.
Nënkryetari Mazniku garantoi se në çdo investim publik të Bashkisë së Tiranës është punuar për mbjelljen e pemëve të reja dhe shtimin e hapësirave të gjelbra.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, falenderoi bashkinë për mbështetjen e jashtëzakonshme për nismat e ndërmarra, jo vetëm për krijimin e parqeve të reja, por edhe gjelbërimit në të gjithë qytetin. Gonxhe vlerësoi nismën e bashkisë që të ardhurat e siguruara nga parkimi me pagesë, të shkojnë për mbjelljen e pemëve të reja.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35