Bashkia “braktis punën” për 
fushatë, 55 ditë asnjë aktivitet

Bashkia “braktis punën” për <br />fushatë, 55 ditë asnjë aktivitet
TIRANE- Aktiviteti i fundit i Bashkisë së Tiranës është zhvilluar në datën 31 mars 2015. Plot 55 ditë kanë kaluar që administrata e bashkisë nuk organizon asnjë aktivitet, për të rinjtë, për shtresat në nevojë, për projekte të çerdheve apo për projektet e rrugëve në kryeqytet. Aktiviteti fundit i Bashkisë së Tiranës është zhvilluar nga Kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili përuroi përfundimin e punimeve në kopshtin nr.21 në zonën e Kombinatit.

Një mungesë e gjatë e stafit të Bashkisë së Tiranës, që ngre pikëpyetje për angazhimin e punonjësve në fushatën për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Të vetmet aktivitete që ka zhvilluar bashkia është pjesëmarrja në konferenca, ku ka qënë e pranishme nënkryetarja e bashkisë Nevila Xhindi apo konferenca për dhënien e 6 milionë eurove nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për pazarin e ri të Tiranës.

Reagimet e Bashkisë së Tiranës kanë qënë nëpërmjet deklaratave për shtyp, kur ndaj bashkisë hidhen akuza të ndryshme nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Në total Bashkia e Tiranës ka rreth 5 mijë punonjës. Por çfarë parashikon rregullorja e Bashkisë së Tiranës që është miratuar në vitin 2012? “Orari zyrtar i punës së Administratës së Bashkisë është 8.00 – 16.00, çdo ditë, nga e hëna në të premte, për të gjithë punonjësit.

Punonjësit e Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit (që realizojnë pritjen me qytetarët), punojnë sipas një grafiku pune të përcaktuar, për të realizuar shërbimin ndaj qytetarëve, çdo ditë, nga ora 8.30 deri në orën 17.30/18.30 (sipas stinëve), nga e hëna në të premte. Çdo nëpunës apo punonjës i të Bashkisë së Tiranës duhet të pajiset nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, me kartën elektronike të hyrjes në institucion.

Hyrja, lëvizjet e justifikuara dhe dalja nga institucioni e çdo nëpunësi apo punonjësi të Bashkisë së Tiranës, bëhet nëpërmjet verifikimit të kartës elektronike, pranë pajisjes së vendosur në hyrje të institucionit. 15.2 Gjatë orarit zyrtar nëpunësi/punonjësi është i detyruar ta zhfrytëzojë me intensitet kohën e punës dhe vetëm për qëllime pune dhe detyrat e tij funksionale.

Nëpunësit dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës mund të lëvizin jashtë institucionit në funksion të kryerjes së detyrave të tyre funksionale (takime në institucione të ndryshme, verifikime në terren etj), duke vënë në dijeni drejtorin përkatës dhe duke shënuar në librin e hyrjeve-daljeve të institucionit, qëllimin e daljes, shkakun dhe orën e kthimit. Për probleme emergjente, Kryetari i Bashkisë mund të urdhërojë nëpunësit të punojnë edhe jashtë kohës normale të punës apo dhe në ditë e pushimit në fundjavë, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, kundrejt shpërblimit me ditë pushimi nga ditët e punës”, - thuhet në nenin 15 të rregullores së Bashkisë së Tiranës.

Nga një vëzhgim që ka bërë gazeta në ditët e fundit ka rezultuar se numri i punonjësve që hyjnë çdo ditë në orët e para të mëngjesit në Bashkinë e Tiranës është shumë i ulët me njerëzit që punojnë aty. Gazeta pyeti dhe përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës lidhur me numrin e ulët të punonjësve në bashki të cilët u shprehën se “punonjësit lëvizin në bazë të detyrave që u japin drejtorët dhe nuk është e thënë që punën të kryejnë vetëm në zyrë”.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave