Bashkimi Evropian, i trembur nga fitorja e Melonit në Itali, opozita shqiptare 'në ekstazë': Simbol i vlerave të mëdha

Në Itali duket se tashmë kanë vendosur, e djathta ekstreme, ajo që të gjithë i trembeshin, duket se ka arritur një fitore të rëndësishme në zgjedhjet parlamentare dhe Giorgia Meloni pritet të jetë Kryeministrja e re e një prej vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe të perëndimit në përgjithësi.

Giorgia Meloni, nga partia radikale, Fratelli d'Italia mund të zgjidhet kryeministrja e parë femër e Italisë dhe kjo do të ishte historike por askush në Bruksel nuk është i ekzaltuar. Të vetmit zëra ‘perëndimorë’ që kanë uruar Melonin për fitoren janë Le Pen në Francë dhe Orban në Hungari, dhe ata ekstremistë të djathtë që shpesh e kanë bërë me ‘dhimbje koke’ BE-në.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre në opozitën shqiptare, ‘non grata’ ose jo, ka festë. Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë quajtur fitore të madhe dhe mezi presin bashkëpunimin.  E sigurt është se të gjithë emigrantët në Itali, përfshirë edhe ata shqiptarë, nuk do t’i kenë edhe aq mirë punët duke nisur nga këro zgjedhjet por kjo nuk e ka stepur fare Metën dhe Berishën të ekzaltohen.

'Në Itali, fituan Georgia Meloni, Mateo Salvini, Silvio Berluskoni, aleatët tanë tradicionalë. Sot, Italia është në një moment historik. Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë”, shkruan Berisha.

“Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi. Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë,” shkruan Meta i Partisë së Lirisë, që pasohet nga një postim i Petrit Vasilit i cili madje e quan Giorgia Melonin, simbol i vlerave që bëjnë përmbysjet e mëdha.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha, ish-kryetar i PD-së, qëndron me të njëjtën linjë me Partitë Popullore Europiane, e cila përfaqëson partitë e djathta në Europë, duke uruar partinë ‘Forza Italia’, për të cilën shpresojnë që të qeverisë vendin, duke anashkaluar ekstremisten e djathtë Giorgia Meloni.

Që në sondazhet para zgjedhore aleanca e djathtë dilte kryesuese, kurse të dielën Fratelli d'Italia arriti të marrë më shumë vota, se partia Lega dhe Forza Italia së bashku, me një rezutat 26%. Giorgia Meloni e trembi dhe shqetësoi Bashkimin Evropian edhe pse gjatë fushatës bëri gjithçka për të bërë të pranueshme partinë, të cilës nuk i hiqet etiketa "postfashiste". Partia është organizata pasuese e lëvizjes, MSI, Movimento Sociale Italiano, e krijuar nga ish-funksionarë të diktatorit, Benito Musolini pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në logon e partisë ndodhet simboli i zjarrit, që të kujton Musolinin dhe është një simbol për ultra të djathtët. Meloni është e njohur njohur edhe për kritikën e saj ndaj institucioneve në Bruksel. Kurse aleati i saj i Legas, Matteo Salvini shpreh hapur dyshimin për efektin e sanksioneve kundër Rusisë.

Sot i vetmi reagim nga BE ka qenë ai i zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian e cilësoi shqetësuese fitoren zgjedhore të aleancës së djathtë dhe rrezik për bashkëpunimin konstruktiv në Europë. "Girogia Meloni do të jetë një kryeministre që ka si modele politike Viktor Orbanin dhe Donald Trumpin", shkroi Barley.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Fitorja e qendrës së djathtë në Itali, Kremlini: Mirëpresim bashkëpunimin me çdo forcë që sheh me objektivitet marrëdhëniet me ne

1653567659_Capture.JPG

Kremlini zyrtar ka komentuar fitoren e qendrës së djathtë në Itali. Dimitry Peskov tha se janë gati të mirëpresin çdo forcë politike që sheh me objektivitet marrëdhëniet me Rusinë.

‘Kjo është një çështje ekskluzivisht e brendshme e Republikës së Italisë. Jemi gati te mirëpresim çdo forcë politike që është në gjendje të mendoj jashtë modelit që është kthyer në modë, që është i mbushur me urrejtje ndaj vendit tonë, dhe të shohë me objektivitet marrëdhëniet me vendin tonë’- tha Peskov në një konferencë me gazetarët, duke komentuar fitoren e koalicionit të qendrës së djathtë në zgjedhjet në Itali.

Ora 13:38
Italia anohet nga e djathta ekstreme, reagon Komisioni Evropian: Shpresojmë që të kemi një bashkëpunim sa më të pozitiv

1664192309_maxresdefault.jpg

Komisioni Europian,  ka folur me tone më të zbutura në lidhje me fitoren e së djathtës në Itali e drejtuar nga Giorgia Meloni.

 Eric Mamer, zëdhënës i Komisionit Europian thotë se KE shpreson që të kemi një bashkëpunim sa më pozitiv me autoritetet italiane. 

“Komisioni do të punoj me qeveritë zgjedhura përmes votës popullore të vendeve të BE. Kjo metodë do të aplikohet edhe kësaj radhe, si me çdo vend tjetër. Shpresojmë që të kemi një bashkëpunim sa më të pozitiv me autoritetet italiane.

Teksa duke iu përgjigjur interesit të mediave, lidhur me deklaratat e Presidentes së Komisionit Europianë, Ursula Von Der Leyen, e cila citoi instrumente mbrojtës, të ngjashme me ato të përdorura në Hungari e Poloni, Mamer tha se  nuk ka një lidhje mes debatit të shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve.

“Nuk ka asnjë lidhje mes debatit për shtetin e së drejtës dhe zgjedhjeve në Itali”. 

Ora 13:24
Berisha uron ekstremisten e djathtë Giorgia Meloni, Basha dhe Partitë e Popullore Europiane urojnë vetëm Forza Italia

1663170832_LulzimBasha.png

Ndërkohë që Sali Berisha ka uruar ekstremisten e djathtë Giorgia Meloni, Lulzim Basha,ish-kryetar i PD-së, si dhe Partitë Popullore, që përfaqësojnë të djathtën në Europë, kanë uruar vetëm partinë ‘Forza Italia’ e Silvio Berlusconit.

‘Urime Forza Italia dhe koalicionit të qendrës së djathtë për fitoren dhe një dëshirë e sinqertë për punë të mbarë për përgjegjësinë e ndershme të qeverisjes së një vendi me të cilin na lidh një marrëdhënie e vërtetë dhe e thellë. Miqësia historike mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila është artikuluar gjithmonë në një partneritet strategjik, bazohet në vlera të përbashkëta që do të na bashkojnë edhe më shumë në rrugëtimin tonë europian.’- shkruan Basha.

Basha ka ndarë edhe postimin e Partive Popullore Europiane të cilat urojnë partinë ‘Forzza Italia', për të cilën shpresojnë se do të udhëheqe qeverinë e ardhshme të Italisë.

'Urime për ‘Forza Italia’! Italia është një spirancë për Evropën dhe partia jonë një busull për vlerat pro-evropiane. Ne kemi besim se Forza Italia do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme në një rrugë që i shërben interesave më të mira të popullit italian si pjesë e një Evrope të fortë dhe të qëndrueshme.' shkruajnë Partitë Popullore Europiane.

 

Ora 11:53
Fitorja e qendrës së djathtë në Itali, Berisha uron Giorgia Melonin: Historike! Fitore e vlerave konservatore, po triumfojnë në gjithë Europën

Një fitore historike të së djathtës, e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha, triumfin e qendrës së djathtë në Itali. Kreu i ‘Rithemelimit’ që pretendon se po rikthen vlerat konservatore tek e djathta shqiptare, u shpreh se fitorja është fitorja e shoqërive të lira, e familjes e atdhetarisë dhe e atdheut.

Duke i uruar fitoren, kryeministres Meloni, Berisha tha se vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë.

'Në Itali, fituan Georgia Meloni, Mateo Salvini, Silvio Berluskoni, aleatët tanë tradicionalë. Sot, Italia është në një moment historik. Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.

Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi, është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut. Meloni është një euro-atlantiste e vendosur. Ajo ka përkrahur plotësisht qëndresën e kombit ukrainas për liri, dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës, ka qëndruar në anën e NATO dhe SHBA në këtë betejë.

Georgia Meloni pa diskutim ka një begraund dhe vokacion të qartë europeist, në favor të BE-së. Natyrisht, vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë. Kështu që me këtë rast, unë i uroj zonjës Meloni, atë post për të cilin e votuan qytetarët italianë, dhe suksese të tjera të mëdha.'- tha Berisha.

Ora 11:00
Italia mori kthesën nga e djathta, Meta: Urimet më të mira Giorgia Melonit për fitoren bindëse

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Giorgia Melonin për fitoren e saj në zgjedhjet e Italisë.

‘Italia foli qartë!

Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi.

Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë.’- shkroi Meta.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babi: 26/09/2022 16:24

    Nazistet ne Ukraine po i mbeshtet america me europen apo ska ndonje prb nese e mbeshtesin ata ? Cdo popull ka te drejte te vendos per fatet e tij dhe askush nuk ka te drejte te bej grushte shteti dhe intriga vetem e vetem sepse nuk u ploteson teket e anglo-amerikaneve . Bota duhet te ndryshoje sepse keta perendimoret po e coj e drejt shkaterrimit me luftera , vjedhje dhe plackitje vendeve te varfra duke perdorur preteksin se po luftojne terrorizmin “ gje e krijuar nga cia dhe mosadi “ per te sulmuar vendet arabe dhe per tu vjedhur pasurite ja kjo eshte amerika e leshit

    Përgjigju
  • gori: 26/09/2022 13:56

    Mullah saliu & Mullah muti

    Përgjigju
  • vivailducevivailre: 26/09/2022 13:42

    Në Itali fitojnë fashistët, kusre në Shqipëri gëzojnë nazistët dhe putinistët.

    Përgjigju
    • Agimi i Arte: 26/09/2022 15:10

      Cfare keni kunder nazizmit ju turkoshqiptare?!

    • o turi te pask ik truri: 26/09/2022 14:51

      turi ateher spiar teje nga koloni amerikana te behemi koloni putinisto-fashiste? ah, nuk ke faj ti, fajin e ka kush te jep mundesine qe te shkruash idiotsira.

    • Turi: 26/09/2022 14:27

      O traper te kompletuar keta po na vdesin per buke ti me thua e ka mare fashizmi e nazizmi , jo or jo jane propaganda te atyre qe e kane ne dore sot europen dhe po e shkaterrojne se jane kthyer ne koloni amerikane do zoti popujt zgjohen nga gjumi jo si ty o idiot qe nuk kupton nje m. t

  • Zen: 26/09/2022 13:36

    Poshte Fashizmi dhe Neo fashizmi italian dhe berishian !

    Përgjigju
  • joni: 26/09/2022 13:32

    brenda pak kohesh bashkimi europian si simbol antivlerash do cmontohet dhe do mbahet mend si bashkimi qe la njerezit pa flamuj dhe pa breke. urimet me te mira giorgia melonit

    Përgjigju
  • Giorgia M.: 26/09/2022 13:14

    Grazie Sali, grazie Like! Siete simpatici, anche se due albanesi di merda!!

    Përgjigju
    • Vin: 26/09/2022 14:04

      Ahahah e ke qa komentin

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë

Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë