Basketboll/ Goga shkruan historinë, për herë të parë kampione e Shqipërisë (VIDEO)

Goga Basket është kampionia e Shqipërisë për sezonin 2018-2019 në basketboll për meshkuj. Skuadra e drejtuar nga Melzin Lazimi arriti të fitonte përballjen e pestë të ‘play-off-it’ kundër Teutës, duke i mbyllur seritë e finaleve në 3-2. Sikundër pritej, Goga në këtë sfidë dominoi pothuajse gjatë gjithë lojës, duke e mbyllur takimin me shifrat e thella 81-60.

Ambienti, rezultatet e mëparshme dhe polemikat bënë që Goga Basket ta ngrinte Kupën në një sallë të tejmbushur nga tifozët, të cilët edhe në katër finalet e mëparshme treguan interes të jashtëzakonshëm.

Trajneri Lazimi: “E kam deklaruar pas ndeshjes së katërt që do të fitojmë sepse kisha besim në mbrojtjen e ekipit tim. Sot kemi marrë vetëm 60 pikë që do të thotë 15 pikë për çdo periodë. Kjo di thotë që jemi mbrojtja më e mirë e kampionatit, ç’ka solli edhe trofeun.”

Marsel Aliaj: “Është një kënaqësi e madhe, kam shumë emocione pasi jemi shumë të lumtur. Besoj se është diçka që e arritëm të gjithë bashkë dhe vetëm kështu mund t’ia dalësh.”

Grifi Rame: "Jam kampion. Kjo duket mirë. Kur fiton thjeshte je i lumtur, nuk mund të thuash shumë."

Ky është kampionati i parë për Gogën në histori që vjen pikërisht në sezonin debutues në Superligë, ndërkohë që Teuta, nënkampionia në fuqi, këtë sezon duhet të kënaqet me trofeun e Kupës dhe Superkupës./ Pergatiti Ernest Koçi

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg