Baterite ne flakë, ​“Samsung”
pezullon shitjet e ‘Galaxy Note 7’

Baterite ne flakë, ​“Samsung”<br />pezullon shitjet e ‘Galaxy Note 7’
Gjigandi koreanojugor, “Samsung” u ka kërkuar partnerëve të tij, nga kompanitë telefonike te shitësit, të mos shesin “Galaxy Note 7”, ndërsa hetimet për incidentet e fundit vazhdojnë.

‘Note 7’ ka qenë në qendër të vëmendjes në javët e fundit në Amerikë, pasi disa përdorues, kishin denoncuar që bateria u kishte marrë flakë. Pak para pezullimit të shitjes së ‘smartphone’, “Samsung” kishte pezulluar edhe prodhimin.

Ndërkohë që goditja në Bursë ka qenë e menjëhershme, pasi kompania koreanojugore arriti të humbë deri në 7.5%.

“Samsung” saktëson që përdoruesit e aparatëve ‘Galaxy Note 7’ origjinal apo ‘Galaxy Note 7’, që janë zëvendësuar më parë, duhet ta fikin dhe të mos e përdorin më celularin.

“Ne vazhdojmë të jemi të impenjuar për të punuar me autoritet për të marrë masat e nevojshme për zgjidhjen e situatës,  ka bërë të ditur përmes një komunikate kompania “Samsung”.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit