TIRANE-Zënka mes dy 16-vjeçarëve në Bathore ka sjellë përfshirjen e familjarëve të tyre në këtë konflikt, duke shkaktuar vdekjen e Aleksandër Barlikës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte në Bathore, ku K.P dhe L.C të dy 16-vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Më pas në këtë zënkë janë përfshirë edhe Aleksander Barlika dhe Altin Barlika, dajat e njërit e të miturit me inicialet K.P.

Në këtë moment në konflikt është përfshirë babai i 16-vjeçarit tjetër.

Aleksander Barlika dhe Altin Barlika kanë nxjerrë një pistoletë dhe të shoqëruar edhe nga nipi i tyre K.P, kanë tentuar që të qëllojnë ndaj 3 personave të tjerë. Duke përfituar nga rrëmuja 16-vjeçari L.C ka marrrë një armë gjahu dhe ka qëlluar ndaj Aleksandër Barlikës, i cili ka gjetur vdekjen në spital, ndërkohë që Altin Barlika ka arritur të shpëtojë vetëm me dëmtime të lehta.

Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar 16-vjeçarin L.C dhe babain e tij si dhe 16-vjeccarin K.P dhe dajën e tij Altin Barlikën. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, vrasje e mbetur në tentativë si dhe për veprën penale vrasje.

aleksander barlika
Viktima Aleksander Barlika
 
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
 
1. Rasim C., 49 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76-22-25 dhe 89 të Kodit Penal)
 
2. L. C., 16 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76 dhe 89 të Kodit Penal)
 
3. Altin Barlika, 38 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76-22-25 dhe 278/1 të Kodit Penal)
 
4. K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 300 dhe 89 të Kodit Penal)

 
Hetimet
Shtetasit K. P. dhe L. C., janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksander Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit K. P.) dhe Rasim C. (babai i L. C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin. Konflikt i cili më pas është përshkallzuar në përdorim të armëve të zjarrit, e më saktësisht, shtetasit Aleksander Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe demtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika.
 
Materialet e sekuestruara
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
 
- Një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krëhër dhe 8 fishekë
- Nje armë gjahu e tipit çifte.

 
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale "Vrasja me dashje", "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim", "Plagosja e lehtë me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit.



(d.b/Shqiptarja.com)