Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Panariti: Bekim për sigurinë e vendit dhe rajonit! Por duhet të marrim masa për mbrojtjen, jemi në prag lufte

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti nëpërmjet një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv e cilësoi hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë si një bekim për sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit.

Por pavarësisht kësaj, ish-ministri tha se jemi në prag lufte ceku edhe 2 zona që mbeten rrezik për shpërthimin e konfliktit si Bosnja ku aleati i Putinit, Milorad Dodik po përpiqet të krijojë paqëndrueshmëri dhe konflikti Kosovë-Serbi.

“Është një ngjarje historike, bekim për sigurinë e vendit dhe të rajonit riaktivizimi i bazës së Kuçovës. Një e mirë e madhe e sigurisë së vendit që për hir të së vërtetës ka shërbime të kufizuara ushtarake mbrojtëse. Kështu vendi rrit ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse. Duhet të kemi parasysh se jemi në një situatë kritike, lufta është te pragu. Kjo nuk është më retorikë por një fakt. Janë 2 baza të nxehta në rajon, Bosnja që e konsideroj një fuçi baruti, me Dodik një aleat besnik të Putinit. Kemi edhe çështjen Serbi-Kosovë. Establishmenti serb nuk e njeh Kosovën”- tha Panariti.

Më tej ai tha se me bazën ajrore të NATO-s, vendit i shtohet një garanci e madhe për mbrojtjen ushtarake që Shqipëria e ka të kufizuar.

“Vendosja e NATO-s në Shqipëri jep një garanci të madhe për rajonin që nuk lejohet që të kemi avancim rus nëpërmjet shteteve sllave në Ballkan. Kjo është një e mirë e madhe për Shqipërinë dhe vetë rajonin. Ne kemi një buxhet të kufizuar rreth 364 milionë euro, nën 2% e përcaktuar si kontribut që shtetet anëtare duhet të japin në NATO”- shtoi ish-ministri.

Sipas tij, duhet rehabilituar infrastruktura ushtarake e vendit për të cilën u investua në komunizëm dhe pati një lënie në harresë gjatë këtyre 33 viteve tranzicion duke vënë theksin tek rishikimi i dhënieve me kontratë të pronave të ushtrisë.

“Në konferencën e Mynihut u tha qartë “Mbroni veten”. E gjithë kjo infrastrukturë që ka qenë por që u degradua këto 32 vite, duhet të rijetësohet. Kërkohet një sinkronim të investimit të madh të NATO-s, shoqëruar me përpjekjet e qeverisë për rehabilitetimin e invesdtimeve të mëparshme në mbrojtjen civile. Po ashtu edhe rishikimin e kontratave për pronat e ushtrisë që mund të jenë për projekte të ndryshme”- theksoi Panariti.

Duke qenë në prag lufte, siç u shpreh gjatë emisionit, ish-ministri nënvizoi domosdoshmërinë e një rikthimi të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Sipas tij, ky rikthim mund të jetë i pjesshëm, qoftë duke u mësuar në programe shkollore ku të rinjtë të mësohen mbi elementët bazë të përdorimit të mjeteve ushtarake dhe atyre të mbrojtjes.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë