Po shtohen gjithnjë e më shumë zërat kundë vijimit të bashkëpunimit politik ndërmjet PD-së dhe LSI-së.

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike por ehde në Report TV anëtari “rebel” Ibsen Elezi, i cili është ndoshta një ndër zërat e parë kundër që po i bashkon të gjithë demokratët, kërkoi me forcë që Lulzim Basha t’i japë fund bashkëpunimit me LSI.

Kërkesa e tij duket se ka një mbëhstetje të madhe në bazë nga demokratët e thjeshtë.

Por duket se Basha po bën krejt të kundërtën e asaj që i këkrohet partisë nga radhët e anëtarëve dhe simpatizantëve.

Në fakt, dje ai është parë në Hotel “Rogner” në Tiranë kokë më kokë me Monika Kryemadhin, duke i larguar për momentin frikërat brenda opozitës për një krisje të re.

Dje, nga Kuvendi i PDSH, demokratët brohorisnin për distancimin nga LSI. Sot, "kryetari" i tyre, pi kafe në publik me Monën e LSI. Nuk e kuptoj, kujt i bën karshillëk Basha?!!! Nuk e kuptoj as bërjen publike të mungesës së respektit nga ana e tij për të djathtët! Mos duhet t'i urojmë Bashës për 'udhë të mbarë' me Monën? E në qoftë kështu, u bëftë!

 Shkruan një aktiviste e njohur e Partisë Demokratike që ka publikuar fotografinë në rrjetet sociale