Baze: Krizat, që presin zgjidhjen e krye krizës shqiptare

Baze: Krizat, që presin zgjidhjen e krye krizës shqiptare

Ilir Meta

Shqipëria është politikisht e bllokuar për sfida të tilla si zgjedhje të reja, apo ndryshime qeverie, deri sa të përfundojë legalisht beteja mes shumicës në pushtet dhe presidentit Ilir Meta, që mund të përfundojë me shkarkimin e tij. Ndërsa opozita kërkon që qeveria të imitojë kryeministrin Zaev, i cili paralajmëroi zgjedhje në pranverën e vitit që vjen, shumica në Shqipëri nuk e ka luksin të bëjë asnjë ndryshim, nëse më parë nuk  zgjidh krizën me presidentin.

Prej gati dy vitesh, presidenti Ilir Meta e ka kthyer postin e tij në një llogore antikushtetuese ndaj çdo ndryshimi në qeveri dhe fushate zgjedhore, duke u kthyer në një faktor madhor të destabilizimit institucional në Shqipëri, për të cilën i është kërkuar konsultë dhe Komisionit të Venecias.

Në mënyrë të paprecedentë, ai ka hezituar të dekretojë ministrin e Brendëshëm Sandër Lleshaj, më pas në një histori të patreguar ndonjëherë në botë, ai ka refuzuar të dekretojë shkarkimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, pasi ashtu i pëlqente, dhe më pas refuzoi të dekretojë ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj, me arsyetime vulgare të qëmtuara nga thashetheme rrugësh.

Ai më pas u bë udhëheqës i shkatërrimit të procesit zgjedhor, duke ç’dekretuar zgjedhjet e 30 qershorit, një akt politik, që hodhi benzinë mbi zjarr, dhe që ndezi sulme ndaj qendrave të votimit dhe shkollave ku ishin materialet zgjedhore. Më pas po ashtu ai caktoi një datë të re zgjedhjesh, të cilën nuk ja respektoi askush, bile as ai vetë.

Në këto kushte, Shqipëria e ka të pamundur të bëjë hapa drejt reformave politike, zgjedhjeve të parakohshme apo ndryshimeve në qeveri, pa zgjidhur më parë shkarkimin e presidentit. Përndryshe çdo lëvizje e re për mirë, mund të kthehej në një krizë të re, duke e lënë topin në fushën e një presidenti, tashmë dukshëm të papërgjegjshëm.

Tani askush nuk beson më tek një datë zgjedhjesh dekretuar nga presidenti, askush nuk është më i gatshëm të lërë fatin e tij, në firmën e një presidenti që të dekreton, ose të çdekreton sipas dëshirave, dhe jo sipas Kushtetutës.

Dhe kur këto dëshira nuk janë të përshkruara as në Kushtetutë dhe as në ndonjë libër mjekësor të ndonjë psikiatri, askush nuk mund të rrezikojë të mbivendosë kriza të reja në Shqipëri, pa e zgjidhur më parë këtë krizë.

Ndaj dhe thirrjet e opozitës pë zgjedhje të reja dhe bisedime rreth tyre, do të dukeshin normale, sikur ata kur flasin për zgjedhje, të mos kenë parasysh presidentin Ilir Meta, që mund të na lërë edhe pa zgjedhje, edhe pa qeveri, edhe pa negocata me BE, siç na ka lënë pa Bashki në Shkodër.

Pa u zgjidhur kjo krizë, asnjë dosje tjetër krizash nuk mund të hapet, pasi nuk do menaxhonim krizat e mbivendosura, por dikë që quhet president, i cili ka më shumë nevojë të shërohet  vetë, duke e kënduar nga ndonjë hoxhë, se sa të shërojë krizën shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 23/10/2019 16:30

    Tamam e ke o mero ,,duhet te vizitohet tek ndonje hoxhe hajvani,,i ka ikur mendja te shkretit.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit