BB6-Anaidi debaton me Shpendin

BB6-Anaidi debaton me Shpendin
Tensionet janë rritur në shtëpinë e Big Brother dhe banorët nuk humbasin rast pa diskutuar me njëri-tjetrin. Shpendi dhe Rikja kanë qenë duke pastruar oborrin, i cili ka qenë i mbushur me bishta cigaresh.

Së bashku me ta në oborr ndodhen edhe Edberi, Iliri dhe Anaidi dhe në këtë rast Shpendi gjen momentin për t’iu thënë se nuk duhet t’i hedhin bishtat e cigareve në tokë, përndryshe ai do t’i vendosë në jaskëkun e gjithsecilit.

Iliri dhe Edberi nuk reagojnë ndërkohë që Anaidi nis të debatojë me Shpendin duke i thënë se nuk ka përse i fajëson ndërkohë që edhe ai e kryen këtë veprim. “Po më pe duke e hedhur aty cigaren, hajde më thuaj që ta heq, por mos thuaj që t’ua vë te jastëku sepse edhe unë vi e të vë gjellën te jastëku jot pastaj”,- është shprehur Anaidi.

Shpendi i ka kërkuar të qetësohet pasi nuk iu drejtua vetëm ai por të tre banorëve që ndodheshin në atë çast në oborr. Më pas Shpendi e komenton sjelljen e Anaidit së bashku me Riken, e cila thotë se ai kërkon gjithnjë motiv për të debatuar me banorët.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re