BB6- Anaidi-Elenës: “Nuk e mendoj
veten me Joanën jashtë”

BB6- Anaidi-Elenës: “Nuk e mendoj <br />veten me Joanën jashtë”
Banorët e shtëpisë së Big Brother kanë vijuar me provën e caktuar nga “Vëllai i Madh”, ku të ndarë në çifte duhet të qëndrojnë të bashkuar si një njeri i vetëm. Kjo provë është dhënë si indikacion për të gjetur sekretin e radhës.

Ndërkohë Anaidi dhe Elena një nga çiftet e bashkuara kanë nisur të bisedojnë lidhur me marrëdhënien e tij me Joanën. Elena e pyet Anaidin se çfarë mendon se do të ndodhë midis tij dhe Joanës pas Big Brother.

“Nuk e di si do shkojë të mos harrojmë që ajo ka lënë një njeri tjetër jashtë, një njeri që e do shumë dhe e respekton shumë”. Pas gjithë atyre gjërave që ndodhën, ai i dërgoi gjithë ato dhurata dhe kjo tregon që edhe ai e do shumë”, thotë Anaidi duke shtuar se ata mund të kthehen sërish bashkë kur të dalë Joana.

Ndërkohë Elena komenton pas tij “se Joana e ka ndarë mendjen që nuk kthehet më, sidomos sa të jetë këtu brenda. Më pas Anaidi i thotë se nuk është njeriu që duhet të presë Joanën deri sa t’i jepet një mundësi e dytë, e tretë apo e katërt, prandaj e mendon pjesën se çfarë do bëj me të jashtë shtëpisë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë