BB6- Banorët debat pas shakasë së Edberit

BB6- Banorët debat pas shakasë së Edberit
Një shaka ka mjaftuar që banorët e shtëpisë së Big Brother të nisin një debat mes tyre. Njëri nga konkurrentët i ka vendosur Xhimit vezë në jastëkë dhe për këtë arsye kanë nisur polemikat.

bb6 debat

Anaidi është shprehur se ky veprim ka ardhur nga Shpendi duke e provokuar Xhimin kundër tij. Ndërkohë Eldora mendon se ka qenë pikërisht Anaidi i cili e ka bërë këtë lojë duke hedhur aludime mbi Shpendin. Në këtë mënyrë nis një debat midis djemve, por ndërkohë që akuzojnë njëri-tjetrin, ku në debatin mes tyre ndërhyn dhe Iliri, i cili sulmon Anaidin e të tre diskutojnë edhe lidhur me një lojë që Xhimi e Anaidi u kanë bërë banorëve disa ditë më parë.

Por disa çaste më vonë është pikërisht Edberi, i cili pranon se ka qenë pikërisht ai që i ka lënë vezët tek krevati i Xhimit, thjesht për të bërë një shaka. Ndërkohë që Anaidi e Iliri debatojnë lidhur me shakanë që Anaidi e Xhimi kanë bërë për banorët para disa ditësh e duke marrë shkas nga kjo ofendojnë njëri-tjetrin, fillon një diskutim mes Xhimit e Shpendit. Xhimit i vjen keq që ata e akuzojnë se është duke thurur strategji me Anaidin dhe lidhur me këtë Shpendi i kërkon të falur.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë