BB6-Banorët hamendësojnë misionin e Rikes

BB6-Banorët hamendësojnë misionin e Rikes
Banorët e shtëpisë së Big Brother kanë nisur të hedhin hipoteza të ndryshme mbi misionin e vërtetë të Rikes në shtëpi. Ndërkohë Joana vazhdon të jetë e mendimit se Rikja nuk është aq e keqe sa përpiqet të duket.

Gjithashtu Joana shprehet se Vigani duhet të ketë kujdes prej saj, pasi që me mbërritjen e Rikes në shtëpi, shënjestra ka qenë ai. Ndërkohë Edberi vijon duke thënë se këtë javë është pikërisht Rikja ajo që do të dalë nga gara. Sipas Elonës, Rikja nuk është me mision por do të jetë diçka tjetër, e cila do t’i habisë të gjithë dhe nuk do të jetë diçka e parashikuar më parë.

Banorët hedhin hipoteza nga më të ndryshmet për misionin e Rikes. Shpendi ka thënë që misioni i saj mund të jetë të si ai i Arsimit, pra të eliminojë dikë nga banorët. Rike ndërkohë ndodhet në dhomën e gjumit shtrirë dhe po bisedon me Viganin në lidhje me dyshimet që banorët kanë në lidhje me misionin e saj.

Vigani i rrëfen Rikes, se çfarë mendojnë banorët për të. Sipas tij, Rikja kur të dalë do të eliminojë edhe një banorë të shtëpisë. Rikja nuk thotë as po as jo, por i thotë Viganit që dua ti jap dorën personit që e ka thënë një gjë të tillë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protetsa e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protetsa e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve