BB6, ikën Elena: "Me Viganin
kam fjetur vetëm 7 herë"

BB6, ikën Elena: kam fjetur vetëm 7 herë"">
Spektakli i së shtunës në ekranin e Top-Channel pati mjaft emocione dhe surpriza për banorët e po ashtu për publikun. Banori që la lojën kësaj jave ishte Elena, e cila gjatë spektaklit pati edhe një përballje të fortë për historinë e saj me Viganin dhe lidhjen që ka jashtë me fotografin Mërtiri.

Show nisi me batuta për Elenën dhe raportin e saj të afruar me Anaidin, pas “ftohjes” së tij gjatë kësaj jave nga Joana. Edhe njëherë Vëllai i Madh gjatë javës dha indikacione për sekretin e Anaidit, të cilin nuk e ka gjetur ende askush nga banorët. Madje për këtë ata kanë parë edhe filmin “Aromë gruaje” si një lloj ndihme, por askujt nuk i ka shkuar mendja tek Anaidi. Ndërkohë banorët e kaluan me sukses provën e javës. Ajo u ekzekutua nga Shpendi dhe Edberi. Banorët e fituan provën, e për pasojë buxheti i tyre për këtë javë do të jetë i plotë. Për banorët pati edhe dhurata me veshjet më të fundit për sezonin e pranverës.

ELENA: “ME VIGANIN KAM FJETUR VETËM 7 HERË”


E komplikuar mbeti historia e Elenës dhe Viganit, ku vajza nuk pranoi se mes të dyve ka një lidhje dashurie. Ajo u shpreh se i vetmi person për të cilin ka menduar gjithë këto kohë ka qenë i dashuri që ka lënë jashtë, fotografi i njohur Endrit Mërtiri. E paqartë për veten dhe për publikun ajo ka thënë se me Viganin ka thjesht një pëlqim dhe ka fjetur me të 7-8 herë, por kaq. Nuk ka asgjë mes të dyve. Sipas saj marrëdhënia që ajo ka me djaloshin nga Kosova nuk ka rëndësi dhe se do të ndryshojë qëndrim lidhur me të. Ndërsa Vigani nga ana e tij tha se do të mbështeste vendimin e Elenës, ku pas klipit me imazhet që ata të dy shfaqeshin në skena intime ishte dakort që të ruajnë një distancë. Ndërsa opinionisti Arian Konomi, e komentoi këtë histori si të komplikuar dhe Elenën një vajzë të paqëndrueshme.

ILIRI MERR NJË SURPRIZË NGA MBESA E TIJ, MELISA


Vëllai i madh këtë javë kishte rezervuar një surprizë të veçantë për një nga banorët. Iliri e ka shprehur vazhdimisht që është mjaft i lidhur me mbesën e tij, e cila gjatë javës kishte ditëlindjen. Iliri tregoi sërish se mbesa i mungon pamasë dhe se dashuria e tij është pakufi. Madje ai tha se kur Melisa, mbesa erdhi në jetë ai është ndjerë i rilindur. Në dhomën e rrëfimit ai mori një album me fotografi nga ditëlindja e mbesës së tij. Pas albumit ai pa edhe një video ku shfaqej mbesa e tij në momente të ndryshme të ditës së saj, madje edhe duke treguar që nga Gjermania mbështetjen për dajën e saj brenda në shtëpinë e “Big Brother”. Iliri ndau emocionet e tij jo vetëm me publikun por edhe me banorët aty brenda, duke rrëfyer edhe njëherë dashurinë që ka për Melisën.

HUMANIZMI I SHPENDIT, LOT NGA PUBLIKU DHE BANORËT


Me anë të një video të shfaqur nga produksioni, u tregua një anë tjetër e banorit nga Kosova, humanizmi. Shpendi ka qenë një nga iniciatorët dhe organizatorët e një fushate sensibilizuese për të mbledhur fonde për një fëmijë të vogël, i cili kishte probleme të rënda shëndetsore dhe duhej të kurohej në mënyrë emergjente. Rrëfimi i tij preku gjithë publikun dhe banorët. Për 5 ditë ai tregoi sesi të gjithë iu bashkuan asaj nisme humane dhe fisnike për të ndihmuar beben e vogël, Naron. Fëmija, ende një vjeç gjatë kohës që Shpendi ka qenë në shtëpinë e BB6 duhej të kryente transplantin e mëlçisë. Në pamjet e shfaqura u pa se fëmija tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe Shpendi nuk mundi t’i ndalte lotët duke dëgjuar falenderimin e prindërve. Ndërkohë edhe në rrjetet sociale pati një vërshim statusesh duke vlerësuar gjestin e banorit nga Prishtina.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re