BB6-Joana-Eldorës: “Elena
me leuçemi, ky është sekreti i saj”

BB6-Joana-Eldorës: “Elena <br />me leuçemi, ky është sekreti i saj”
Ethet e garës i kanë përfshirë banorët për t’u thelluar në gjetjen e indikacioneve për sekretet e tyre. Joana ka nisur të bisedojë me Anaidin në lidhje me sekretin e Ilirit, duke dyshuar se ka të bëjë me moshën e tij.

 Ajo mendon se Iliri nuk është 27 vjeç siç ka deklaruar por 41. Ndërkohë Anaidi i kujton se asnjë nga indikacionet që u ka dhënë “Vëllai i Madh” deri tani nuk ka patur të bëjë me shifrat. Më pas Joana bisedon me Eldorën ne dhomën e gjumit për sekretin e Elenës. Ajo mendon se Elena është me “leuçemi kronike”.

Joana vijon se dyshimet e saj kanë lindur me faktin se Elena i duket shumë e dobët dhe e verdhë dhe shton se me këtë lloj sëmundje duhet të marrë gjak hera herës. Eldora i thotë Joanës se Elena e ka pyetur një ditë kur është dhënë indikacioni si dhe kë do të shikonte ajo nga banorët, me atë indikacion.

Gjithashtu Joana ka vënë re se Elena pi shumë qumësht dhe këto njerëz me këtë sëmundje kërkojnë shumë proteina. Megjithatë vajzat ja lënë kohës që të mendohen më tepër për simptomat. Ndërkohë disa javë më parë është zbuluar se sekreti i sëmundjes së leuçemisë i përket pikërisht Eldorës.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen