/ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian njoftoi sot zhbllokimin e 25 milionë eurove shtesë për ndihmë humanitare për viktimat e konfliktit në Irak, pas një kërkese të OKB-së që e vlerëson si të nevojshme një ndihmë prej gjysmë miliardë dollarësh.
"Kjo do të ndihmojë të zhvendosurit në vend duke përfshirë këtu ata që janë larguar si pasojë e luftimeve në Ramadi në provincën Al-d'Anbar, me ujë, ushqime, kanalizime, strehim, materiale dhe kujdes mjekësor", theksoi Komisioni në një komunikatë.
Qyteti i Ramadid u pushtua në mes të muajit maj nga grupi xhihadist e Shtetit Islamik duke shkaktuar largimin e 55 000 personave.
Kjo ndihmë tjetër përfshin 67 milionë euro ndihma humanitare premtuar nga Komisioni për Irakun në vitin 2015. Ajo u njoftua ditën kur OKB-ja dhe OJQ-të partnere bënë kërkesë për fonde prej 497 milionë dollarësh (440 milionë euro) për gjashtë muajt e ardhshëm në Irak.