Këngëtarja Beatrix Ramosaj, disa ditë pas daljes nga “Big Brother VIP” udhëtoi drejt Dubait për pushime. Artistja ka postuar këtë të mërkurë disa foto nga momentet e bukura dhe aventurat në shtetin arabik, ku ka shijuar udhëtim me jahtin nën pamjen mahnitëse të perëndimit.
Ndërkohë, Beatrix në një foto duket teksa bën gjestin e “Spider Man”, “fiksimin” e Donaldit. Ajo refuzoi të shkonte në darkën e organizuar brenda shtëpisë, ku do të takonte Donaldin dhe shkak u bë një koment i Salsano Rrapit dhe Ermal Mamaqit për ish-partneren e aktorit, Bora Zemanin.
Megjithatë, ajo ka vazhduar ta mbështesë finalistin dhe t’i urojë fitoren.