Këngëtarja me  origjinë shqiptare, Bebe Rexha do të jetë sërish pjesë e skenës botërore të muzikës. Mësohet se bukuroshja do të performojë në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve “American Music Awards”.

Fjala kryesore e mbrëmjes do të jetë projekti i saj me "Florida Georgia Line" të titulluar “Ment to Be”, projekt i cili u bë publik pak kohë më parë.

Edhe vet Bebe Rexha e ka konfirmuar se do të performojë këtë të djelë bashkë me këtë grup dhe se versioni i performancës do ta lansojë për shkarkim për të gjithë adhuruesit e saj.

Bukuroshja shqiptare e cila është konsideruar si një nga vokalet më të fuqishëm është një ndër yjet më të mëdha të tregut botëror të muzikës.

bebe rexha
 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com