Bebe Rexha hap zemrën,tenton të
bashkojë Rita Orën me Dua Lipën
Bebe po nxit një lloj bashkimi midis Rita Orës dhe Dua Lipës, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës.
Bebe Rexha ka vendosur të hapë zemrën në Instagram. Ajo ka postuar një foto të listës së iTunes në Britani, ku 3 këngëtare shqiptare ndodheshin në top list. Bëhet fjalë për vetë Bebe Rexhan, në vend të 13, për Rita Orën, në vend të 4 dhe Dua Lipa në vend të 6. Ajo shprehet e entuziazmuar me këtë fakt, duke u ndjerë krenare jo vetëm për arritjet e saj në muzikë, por edhe për arritjet e bashkëatdhetareve të saj të suksesshme.
Rexhe ka gjetur rastin të falenderojë babanë e saj, duke përmendur se familjet e tre yjeve të muzikës, kanë sakrifikuar shumë që ato të jenë aty ku janë.
"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. 3 vajza shqiptare janë pjesë gjithashtu. Kjo është e pabesueshme! E di që prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im ka ardhur në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë shqiptare që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Duket sikur Bebe po nxit një lloj bashkimi midis vajzave, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës. Tashmë, pritet që vajzat të mos jenë të renditura vetëm në Top listën e këngëve së bashku, por t’i shohim të treja në një foto, apo, pse jo, në një bashkëpunim muzikor.
d.gj/ Shqiptarja.com
93/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
58.5%
-
Pas 2030
30.1%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 282
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja miraton axjendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor, 22:19
-
Cilat janë arsyet e udhëtimit të shqiptarëve? Vetëm 10% e tyre për biznes, 76% për qëllime turistike
11 Tetor, 21:51
-
Mesazh i fuqishëm i Tifozave Kuq e Zi: Si t'ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro U21 me shki?!
11 Tetor, 21:50
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44
-
E ngarkuara me Punë e SHBA vizitë në Kalanë e Rozafës, njihet me historinë e Shkodrës
11 Tetor, 21:41
-
LIVE/ Kombëtarja 'në tapet', Chory shënon golin e dytë! Çeki 2-0 Shqipëri në Pragë, Sylvinho dy ndryshime
11 Tetor, 21:33
-
BE-ja, sanksione të reja ndaj Iranit
11 Tetor, 21:30
-
Zelensky blen makinën e Hitlerit?
11 Tetor, 21:21
-
Shqiptarët kryesojnë për lejet e qëndrimit të dhëna nga Italia në vitin 2023
11 Tetor, 21:13
-
FOTO/ Skandaloze nga tifozët e Çekisë, përdhosin simbolet e Shqipërisë dhe shpalosin flamurin serb
11 Tetor, 21:09
-
Çfarë tregon ngjyra e veshjes për personalitetin tuaj?
11 Tetor, 21:04
-
21 janari/ Ngjela për Report Tv: Të zbardhet kush e dha urdhrin, Berisha apo garda veproi në kokën e vet! Pamjet e serverëve të Kryeministrisë nuk janë fshirë
11 Tetor, 20:48