Bebe Rexha hap zemrën,tenton të
bashkojë Rita Orën me Dua Lipën
Bebe po nxit një lloj bashkimi midis Rita Orës dhe Dua Lipës, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës.
Bebe Rexha ka vendosur të hapë zemrën në Instagram. Ajo ka postuar një foto të listës së iTunes në Britani, ku 3 këngëtare shqiptare ndodheshin në top list. Bëhet fjalë për vetë Bebe Rexhan, në vend të 13, për Rita Orën, në vend të 4 dhe Dua Lipa në vend të 6. Ajo shprehet e entuziazmuar me këtë fakt, duke u ndjerë krenare jo vetëm për arritjet e saj në muzikë, por edhe për arritjet e bashkëatdhetareve të saj të suksesshme.
Rexhe ka gjetur rastin të falenderojë babanë e saj, duke përmendur se familjet e tre yjeve të muzikës, kanë sakrifikuar shumë që ato të jenë aty ku janë.
"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. 3 vajza shqiptare janë pjesë gjithashtu. Kjo është e pabesueshme! E di që prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im ka ardhur në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë shqiptare që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Duket sikur Bebe po nxit një lloj bashkimi midis vajzave, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës. Tashmë, pritet që vajzat të mos jenë të renditura vetëm në Top listën e këngëve së bashku, por t’i shohim të treja në një foto, apo, pse jo, në një bashkëpunim muzikor.
d.gj/ Shqiptarja.com
98/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59.6%
-
Pas 2030
29.6%
-
Nuk e di
10.8%
Vota total: 649
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Silvinjo habit pas disfatës: Çekëve iu duk sikur po luanin me Brazilin! Duhet të përmirësohemi se tani na e kanë frikën
12 Tetor, 07:48
-
FOTOLAJM/ 'Duka Klysh i shkive!' Banderola në stadium gjatë ndeshjes Çeki - Shqipëri kundër bashkëorganizimit të evropianit ‘Shqipëri-Serbi’ U-21
12 Tetor, 07:29
-
Një ditë e mirë për të reflektuar... Çfarë thonë yjet për ju sot
12 Tetor, 07:28
-
Mero Baze: Një histori nga 97 me Berishën dhe debati Balla-Bardhi
12 Tetor, 07:24
-
Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim
11 Tetor, 23:05
-
Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%
11 Tetor, 22:57
-
Durrës/ Qytetari humbet ndjenjat në rrugë, momenti kur i jepet ndihma e parë dhe dërgohet në spital (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
Speciale/ Report Tv brenda xhamisë së ‘Namazgjasë’, rreth 8 mijë besimtarë falin xhumanë për herë të parë! Imami rrëfen gjithçka mbi ndikimin turk dhe rolin e Shqipërisë (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
NOTAT/ Humbja e Kombëtares! Mirlind Daku 'ngel në klasë', Asllani dhe Ismajli më të mirët
11 Tetor, 22:51
-
Artur Ajazi: O berishistë, ejani në vehte
11 Tetor, 22:47
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor, 22:39
-
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
11 Tetor, 22:26