Një vogëlushe orangotangu në Kopshtin Zoologjik të San Diegos ka mësuar mjaft gjëra të reja në 8 muajt e parë të jetës së saj.
Ajo quhet Aisha, ka lindur në 25 tetor të vitit 2013 dhe përveçse të rrijë me nënën e saj ka mësuar dhe të notojë, të hajë shëndetshëm dhe i kanë dalë dhëmbë të reja, çka tregon se po zhvillohet shumë mirë.
Aisha kalon shumicën e kohës e varur në krahët e nënës së saj e cila e ndihmon për të siguruar ushqimin si degë bambuje të përshtatshme për moshën e saj, bashkë me mollët, mangot dhe bananet që janë pjesë e pandashme të dietës që ajo ndjek.
Që nga lindja orangotangët kanë instinktin e të qëndruarit të varur pas flokëve të nënës dhe nuk luajnë më larg se 10 hapa larg saj, derisa ajo e mendon të përshtatshme për t’i lënë të lëvizin të lirë.
Orangotangët janë specie të rrezikuara në botën e egër për shkak se habitati i tyre natyral po zvogëlohet me prodhimin e vajit të palmës nga banorët e zonës, dhe vendet që ata mund t’i konsiderojnë shtëpia për të jetuar bëhen gjithnjë e më të pakta.
Programi i mbrojtjes së orangotangëve në Kopshtin Zoologjik të San Diegos realizon punë shkencore në zonat përreth si dhe programe ndërkombëtare në gjashtë kontinente.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO