Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i përcolli shqiptarëve mesazhin për rëndësinë e ruajtjes, përcjelljes së gjuhës shqipe.

Në profilin zyrtar në facebook, Presidenti Begaj publikoi video-mesazhin me poezinë “Gjuha shqype”, të interpretuar nga nxënës të shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu” në Peshkopi, shkollë e cila është fituesja aktuale e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe.

“Krenar për gjuhën tonë amtare shqipe. Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare,” shprehet Presidenti.

Këto vargje të Fishtës, si në kohën kur u shkruan, edhe sot, kanë të njëjtin kumbim për bukurinë e gjuhës shqipe, përcjelljen e saj nga brezi në brez, ruajtjen e gjuhës në vise e fe të ndryshme, si edhe fuqinë e saj si elementi identitar i kombit tonë.  

Pikërisht këtë mesazh ka ndarë sot Presidenti i Republikës, me synim ndërgjegjësimin e çdo shqiptari për ruajtjen, përcjelljen dhe pasurimin e gjuhës shqipe.


Lajmi kryesor:

21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Rama: Një fije e artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij (VIDEO)