ISIS-i kontrollon aktualisht më shumë se gjysmën e Sirisë, pas marrjes së qytetit antik të Palmiras, tha sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Xhihadistët morën dje kontrollin e plotë të Palmiras, që UNESCO-ja e ka listuar si zonë të Trashëgimisë Botërore.
Sidoqoftë, nuk ka ende shenja që militantët të kenë shkatërruar qytetin antik sirian, ashtu siç bënë para pak kohësh në Irakun fqinj.
"ISIS-i kontrollon 95 000 kilometra katrore ose më shumë se 50 për qind të hapësirës gjeografike të Sirisë", theksoi OSDH-ja.
"ISIS-i është i pranishëm në nëntë nga 14 provincat siriane", shtoi ajo./ atsh /.